Lajme Zone
Denoncimet në rrjetet sociale, Policia: Protestuesi me motor qëllonte me zare metalike, shufrat metalike iu sekuestruan 4 protestuesve! Dhuna në konvikte, vijon identifikimi i autorëve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Denoncimet në rrjetet sociale, Policia: Protestuesi me motor qëllonte me zare metalike, shufrat metalike iu sekuestruan 4 protestuesve! Dhuna në konvikte, vijon identifikimi i autorëve

Policia ka reaguar lidhur me disa episode që gjatë mbrëmjes të së enjtes janë denoncuar në rrjetet sociale si raste të dyshimta dhune dhe që i cilëson si dashakeqe për të cenuar marrëdhënien e saj me qytetarët.

Policia ka reaguar lidhur me disa episode që gjatë mbrëmjes të së enjtes janë denoncuar në rrjetet sociale si raste të dyshimta dhune dhe që i cilëson si dashakeqe për të cenuar marrëdhënien e saj me qytetarët. Sqarimi nis me videon e mistershme të filmuar në bulevard gjatë protestës së mbrëmshme ku shihej një burrë, i cili ndodhej mbi një motor bashkë me partneren e tij. më pas, ai u fut me forcë në një furgon të bardhë. Sipas policisë, shoqërimi është kryer nga Policia Kriminale pasi personi në fjalë, të cilin thekson se ishte burrë dhe jo grua siç pretendohet në rrjetet sociale, drejtonte protestuesit e tjerë dhe gjuante me zare metalikë drejt efektivëve e godinave. LEXO EDHE:Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin, thyejnë xhamat e shkollës! Përplasen me policinë (VIDEO) Për videot e fotot e shpërndara në rrjet ku shihen kavo me shufra hekuri brenda që përdoren në vend të shkopit të gomës, policia thotë se ua ka sekuestruar 4 protestuesve të maskuar. Për ngjarjen në Qytetin Studenti ku pati disa protestues të maskuar që thyen xhamat e konvikteve, po vijon puna për identifikimin e tyre. Policia bën me dije se asnjë punonjës nuk ka dhënë dorëheqjen, ndërsa dje janë lënduar 22 efektivë. Njoftimi i policisë: Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër. Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet. Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se punonjësit e Policisë kanë përdorur kavo metalike, Policia e Tiranës bën me dije se kavot e publikuara në media u janë kapur paraditen e datës 15.10.2026 katër të rinjve të maskuar, të cilët po shkonin në protestë për të goditur protestuesit. Policia e Tiranës nuk përdor të tilla mjete, pasi llojet e mjeteve që përdor janë të standardizuara me ligj dhe procedura standarde. Ndërkohë, sqarojmë se një grup protestuesish të maskuar, në orët e mbrëmjes së datës 15.10.2026, kanë shkuar në Qendrën Studentore dhe kanë thyer xhamat dhe dyert e godinave të Qendrës Studentore në Qytet Studenti. Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njëkohësisht, sqarojmë opinionin publik se asnjë punonjës policie nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë urdhër për ushtrimin e dhunës ndaj personave të shoqëruar. Policia e Tiranës shpreh keqardhjen për përhapjen e këtyre lajmeve dashakeqe, me qëllim krijimin e një klime konfliktuale mes Policisë dhe protestuesve. Policia e Tiranës respekton dhe garanton të drejtën për të protestuar paqësisht dhe u bën apel pjesëmarrësve në tubime të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, të cilët po sulmojnë punonjësit e Policisë, institucionet shtetërore dhe pronën publike e private. Gjatë tubimit të datës 15.10.2026, si pasojë e dhunës, janë dëmtuar 22 punonjës policie. Gjithashtu, janë dëmtuar institucione, objekte private dhe bankare, si dhe është dëmtuar sinjalistika rrugore. Policia e Tiranës po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë kryer akte dhune. P.J/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise policia e tiranes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.2% Jo 79.4% Disi 3.4% Vota total: 1793 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?