Pamje nga protesta Pasi kanë mbërritur pranë hyrjes së objektit, protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur sende të ndryshme, mjete të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të godinës. Protestat në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së kanë vijuar edhe pas mesnatës.
Rreth orës 22:30, një pjesë e protestuesve është zhvendosur në drejtim të objektit të EULEX-it, pranë tregut të gjelbër, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, pasi kanë mbërritur pranë hyrjes së objektit, protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur sende të ndryshme, mjete të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të godinës.
Si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, në një pjesë të çatisë së objektit është shkaktuar një zjarr i vogël, i cili, sipas Policisë, është shuar menjëherë.
Zyrtarët policorë kanë komunikuar me protestuesit, duke u kërkuar që tubimi të zhvillohej në mënyrë të qetë dhe të mos hidheshin sende apo mjete të rrezikshme drejt objekteve.
Policia ka deklaruar se protestat janë menaxhuar pa incidente madhore dhe se nuk janë raportuar të lënduar mes protestuesve apo efektivëve të saj.
Tubimi ka përfunduar rreth orës 00:20.
Edhe më herët gjatë ditës, një pjesë e protestuesve ishte zhvendosur nga sheshi drejt objektit të EULEX-it, ku ishin hedhur gurë, përpara se pjesëmarrësit të ktheheshin sërish në shesh.
Protestat pasuan vendimin e shpallur më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg.
Katër të akuzuarit u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Në dënimet e dhëna do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.protestat ne kosove qëllohet me gurë godina e eulex-it Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Dënimi i Kadri Veselit në Hagë, avokati: Jemi të shokuar, do të apelojmë për të dëshmuar pafajësinë 17 Shtator 2026, 08:2208:22Kosova Dënimi i komandantëve të UÇK, reagon sërish djali i Hashim Thaçit pas kthimit nga Haga: Gjykatë kriminale 17 Shtator 2026, 07:2707:27Kosova Djali i Thaçit reagon për vendimin e Hagës: Historia jonë është vulosur me gjakun e dëshmorëve 16 Shtator 2026, 22:3422:34Kosova "Jam shumë i zhgënjyer me BE-në", Walker ngre pyetjen: Pse Vuçiç nuk u thirr në Hagë? 16 Shtator 2026, 21:4721:47Kosova Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Gjenerali i NATO-s reagon ndaj Hagës: Thaçi nuk është kriminel për t’u dënuar 16 Shtator 2026, 20:4720:47Kosova Vijon protesta në Prishtinë, qindra qytetarë ende para godinës së qeverisë 16 Shtator 2026, 19:4519:45Kosova

