Familjarë, miq, qytetarë të thjeshtë e politikanë e pritën me lot në sy dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit me 81 vite burg për krime lufte. Nga Tirana në Prishtinë, reagimet kundër aktgjykimit të Hagës ishin të shumta, ndërsa shpresat tashmë janë te Apeli. “Marre!” Me vetëm një fjalë, të shoqëruar me një imazh të hartës së Europës ku yjet janë zëvendësuar me tela me gjemba, kryeministri Edi Rama shprehu kundërshtimin e tij ndaj vendimit. LEXO edhe...Dënimi me 81 vite burg i 4 ish-krerëve të UÇK, ish-ambasadori Bimo: Vendimi i Hagës me ngarkesa të mëdha politike, nuk ka marrë parasysh dëshmitë e emisarëve amerikanë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi dënimin një padrejtësi të papranueshme. Ai tha se aktgjykimi, ndonëse u shqiptua në emër të popullit të Kosovës, nuk përfaqëson vullnetin e tij dhe kërkoi që të korrigjohet sa më parë në Apel. “Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit, dhe atë sa më parë”, tha Kurti. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u shpreh i trishtuar nga vendimi, duke theksuar se askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë UÇK-në. “Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie”, shkroi ai. Politikanët e Kosovës që ndoqën procesin në Hagë i kanë kthyer shpresat te ankimi i vendimit. Glauk Konjufca e quajti aktgjykimin të padrejtë dhe dënimet tepër të rënda, ndërsa ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj kërkoi apelim sa më të shpejtë. Kreu i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, shprehu shpresën se vendimi do të ndryshojë në shkallën e dytë. Edhe ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilësoi vendimin të papranueshëm dhe bëri thirrje që qytetarët të ruajnë qetësinë. “Vendimi është i papranueshëm dhe i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë”, tha Haradinaj. Në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkoi ndjekjen e të gjitha rrugëve ligjore për kundërshtimin e vendimit. “Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë! Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të çbërjes së këtij vendimi”, thekson Balla. Duke e quajtur një ditë jo të mirë për mbarë kombin shqiptar, kreu i PD, Sali Berisha tha se Beogradi po feston për dënimet e padrejta. “Nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën nga pushtimi barbar serb”, tha Berisha. Ndërsa Gazment Bardhi e cilësoi aktgjykimin të pabesueshëm dhe të papranueshëm. Ilir Meta, në reagimin e tij nga qelia, shkroi se vendin e drejtuesve të UÇK-së e ka përcaktuar historia. Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të ndërmarrin veprime ligjore kundër vendimit. Share Ora 22:08 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Bardhi ndan foton e të riut: Mos u mërzit, vëllai i vogël! Asnjë vendim nuk e ndryshon historinë e luftës çlirimtare Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ndarë foton e një të riu me uniformë ushtarake dhe mesazhin: “Mos u mërzit, vëllai i vogël!”.Bardhi e cilëson vendimin të padrejta dhe thekson se asnjë vendim gjykate nuk mund të ndryshojë historinë apo karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës. "Mos u mërzit, vëllai i vogël! Kosova është e lirë falë atyre që luftuan e dhanë jetën për lirinë. Ne jemi krenarë për ta! Historia është shkruar, ajo nuk mund të ndryshohet me vendime të padrejta. Kokën lart, shqiptar! Sot është një ditë e rëndë për Kosovën dhe për mbarë kombin shqiptar. Partia Demokratike e Shqipërisë shpreh solidaritetin e plotë me qytetarët e Kosovës, me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe me të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës.Vendimet e shkallës së parë janë thellësisht të padrejta dhe të pamerituara. Gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit. Vendimet e saj u mbështetën në përgjithësime dhe pretendime që prej vitesh përdoren nga propaganda e Beogradit kundër UÇK-së.Asnjë vendim gjykate nuk mund ta rishkruajë historinë, të barazojë viktimën me agresorin apo të errësojë karakterin çlirimtar të luftës së popullit të Kosovës. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ishin përfaqësues dhe drejtues të UÇK-së. Ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e popullsisë civile nga gjenocidi serb dhe në çlirimin e Kosovës.Është koha për unitet kombëtar, maturi dhe vetëpërmbajtje. Në asnjë rrethanë emocionet nuk duhet të cenojnë rendin, qetësinë dhe stabilitetin e Kosovës. Çdo akt dhune do të ishte i papranueshëm dhe në dëm të Kosovës", shkruan Bardhi. Share Ora 22:03 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Braçe: Të mbrosh popullin tënd nuk është krim! Historinë nuk e ndryshon një vendim gjykate pa prova (VIDEO) Deputeti Erion Braçe ka ndarë një video nga lufta në Kosovë, pas vendimit të Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së. Ai e cilëson vendimin të turpshëm dhe shprehet se UÇK-ja luftoi për lirinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës. Sipas Braçes, historia nuk mund të ndryshohet nga një vendim gjykate pa prova. “Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë historinë;Për të gjithë ata që japin vendim “në emër të popullit”;Për të gjithë ata që kanë lindur këto 30 vitet e fundit dhe dëgjuan sot një vendim të turpshëm;Ky është populli shqiptar i Kosovës që u sulmua, u dhunua, u përdhunua, u torturua, u zhduk, u vra, u zhduk prapë pasi u vra, u dëbua, u shkatërrua!UÇK luftoi për këtë e me këtë popull, lirinë e tij, nderin, dinjitetin, identitetin e tij!Nuk sulmoi, mbrojti, çliroi popullin shqiptar të Kosovës!Të mbrosh popullin tënd nuk është kurrë krim, është detyrë jetike!Të mos e bësh është dezertim, të bëhesh me pushtuesin është bashkëpunim, tradhti! Pyesni në Francë ç’është kjo, do ju tregojnë De Golin e pas Luftës së Dytë Botërore!Historia është shkruar! Është njerëzore!Nuk e ndryshon dot një vendim gjykate, për më tepër pa prova”, shkruan Braçe. Share Ora 21:47 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Xhaferri-Ramës: A ke një ndjesë që shkove me urgjencë në Kosovë për t’i bindur të votonin Gjykatën Speciale? Deputeti demokrat Besart Xhaferri ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të kërkojë ndjesë për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Xhaferri e kritikon për mbështetjen e krijimit të Gjykatës Speciale e nismën “Open Balkan”, duke theksuar se patriotizmi dëshmohet me akte shtetari, jo me deklarata."A e ke sot një ndjesë që shkove me urgjencë në Kosovë për t’i bindur të votonin Gjykatën Speciale? A ke sot një ndjesë që avancove “Open Balkan”, që minoi interesat e Kosovës dhe e bëri Serbinë të dukej si një vend normal që kishte hequr dorë nga shovinizmi? A ke një ndjesë për Thaçin, që sot nuk more charterin e Pacollit për të shkuar në Hagë? A ke sot një ndjesë që ke detyruar deputetët e tu të mos votojnë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë? Patriotizmi nuk bëhet me lotët dhe pëllitjet patriotike të Taulantit, por me akte prej shtetari", shkruan Xhaferri ndërsa ka ndarë edhe një video të Kryeministrit Edi Rama ku flet për ngritjen e gjykatës Speciale. Share Ora 21:00 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Salianji: Asnjë gjykim nuk mund ta fshijë historinë! Shqiptarët janë bashkë, lufta çlirimtare ishte e drejtë Ervin Salianji ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas tij, asnjë aktgjykim nuk mund ta fshijë historinë apo ta zbehë të drejtën e Kosovës për liri. Salianji thekson se shqiptarët janë të bashkuar në mbështetje të luftës çlirimtare."Vendimi i sotëm nuk sjell vetëm dhimbje, por prek kujtesën, betejën për liri, sakrificat dhe dinjitetin e një kombi. Pas emrave të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit qëndrojnë vite përballjeje, humbjesh e sakrifice, në emër të së drejtës së një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet. Mund të shkruhen faqe të tëra në dosje dhe të shpallen vendime. Por asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë, të zhbëjë sakrificën apo të zbehë të drejtën e Kosovës për liri. Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët janë bashkë. Nga Kosova në Shqipëri, nga Presheva në Tetovë e në çdo cep ku rreh zemër shqiptare, zëri është një: lufta çlirimtare ishte e drejtë! Shqiptarët, me dinjitet dhe kokën lart". shkruan Salianji. Share Ora 20:36 Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, ish-presidenti Meidani: Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi në kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare Ish-Presidenti i Shqipërisë gjatë kohës së luftës në Kosovë, Rexhep Mejdani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Hagës, që dënuan me 81 vite burg 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përmes një reagimi publik, Meidani tha se Kuvendi i Kosovës ka për detyrë që të vendosë që Gjykata Speciale nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që, sipas tij, s’e njeh si të vetin.Teksa e cilësoi luftën e UÇK-së dhe veprimtarinë e 4 ish-krerëve të saj si një nga kapitujt më të ndritur të historisë së Kosovës, Meidani shtoi se ajo që nuk duhet të diskutohet është kontekti historik në të cilin ndodhi lufta, ku sipas tij, populli i Kosovës ishte viktimë e dhunës nga agresioni serb.Reagimi i Mejdanit:Kam qenë President i Republikës në vitet e vështira kur Shqipëria dhe populli i saj, hapën kufijtë dhe zemrën për vëllezërit e tyre shqiptarë të Kosovës që po dëboheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre nga milicët dhe paraushtarakët e regjimit represiv të Millosheviçit. E kam ndjerë këtë represion qysh prej viteve si pedagog i Universitetit të Prishtinës, sidomos në vitin 1981 e më pas kur jo vetëm nuk u lejuam për të vazhduar leksionet tona, por dhe na u bënë tepër të vështira kontaktet dhe komunikimet me studentët tanë. Si politikan dhe si Kryetar Shteti përjetova dhe shkallën më të lartë të egërsisë dhe represionit millosheviçian ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që kapi nivele të skajshme gjenocidale.Aktgjykimi i sotëm në Hagë mban emrin e popullit të Kosovës, por asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, dhe seanca nuk u mbajt as në tokën e saj. Kjo është pyetja që më mn më shumë se vetë numri i tejzgjatur, pa arsye, i viteve. Në fakt, në ç’ emër flet një gjykatë e tillë, kur populli që ajo pretendon ta përfaqësojë s’ka zë e peshë brenda saj, por proteston jashtë saj apo sheshet e Kosovës? Aktgjykimi është i shkallës së parë; procesi vazhdon. Drejtësia e munguar duhet të jepet! Por, ama, duhet ta përfaqësojë vullnetin e popullit të Kosovës, jo ta zhgënjejë atë.Ajo që nuk vazhdon të diskutohet është konteksti historik: Kosova dhe populli i saj ishin viktimë e dhunës së shtetit serb, jo palë e barabartë me agresorin. Përgjegjësia individuale, nëse do të kishte, assesi nuk mund ta relativizojë atë fakt, as të vërë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë që Kosova i fitoi me çmim të jetëve njerëzore, veçanërisht të rinjve të saj. Këtë e kanë pranuar këto ditë, ashtu si dhe gjatë krizës kosovare, edhe mjaft zëra perëndimorë dhe kishin e kanë të drejtë.Personalisht mendoj se asnjë vendim gjyqësor nuk mund t’ua heqë vendin që zënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në një nga kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare. Në atë kohë, kur liria e Kosovës dhe paqja e rajonit ishin ende një ideal pa siguri, ata guxuan të merrnin mbi supe barrën historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre, në një moment kur çdo gjë rrezikohej e asnjë sukses nuk ishte i garantuar. Unë e pashë atë rrezik nga afër, në kohën time si President, në pamjet e trishtueshme të dëbimeve me forcë dhe vrasjeve masive. Po ashtu, i kam njohur ata si djem, si luftëtar e udhëheqës trima, me emocionin rinor dhe gatishmërinë për sakrificë, dhe aspak si njerëz të aftë për veprimtari kriminale, që u përshkruhen sot.Sot mendoj për këta katër burra dhe për familjet e tyre, që prej gati gjashtë vjetësh mbajnë peshën e këtij procesi, teksa vazhdojnë ende luftën dhe sakrificën e tyre për të garantuar një Kosovë të lirë. Jam pranë tyre, siç kam qenë e do të jem gjithmonë.Shqipëria e zgjodhi rrugën perëndimore që në vitet e para të demokracisë, dhe unë e kam mbështetur atë zgjedhje si qytetar e President. Por besnikëria ndaj asaj rruge nuk kërkon heshtje kur diçka na duket e padrejtë. Kërkon që t’u kërkojmë aleatëve tanë Perëndimorë që t’u përmbahen, në çdo rast dhe për çdo popull, sado i vogël qoftë ai, parimeve mbi të cilat është ngritur demokracia, mbi të gjitha: liria, barazia dhe drejtësia për të gjithë, pa përjashtim.Prandaj besoj se këto dënime duhet të kundërshtohen deri në shkallën e fundit, me çdo mjet ligjor në dispozicion. Madje, Kuvendi i Kosovës ka detyrimin të vendosë që kjo gjykatë, në formën e sotme, nuk meriton të vazhdojë të flasë në emër të një populli që s’e njeh si të vetin. Share Ora 17:47 Mediat në Kosovë: Nis mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale Mediat në Kosovë raportojnë se ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, me një pikë të vetme të rendit të ditës: zhbërjen e Gjykatës Speciale.Sipas këtyre raportimeve, deputetë të partive opozitare kanë nisur procedurat për sigurimin e firmave të nevojshme për ta çuar nismën në Kuvend. Share Ora 16:26 Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Berisha: Beogradi po feston për vendimet e padrejta Pas vendimit të ish-krerëve të UÇK, kreu i PD Sali Berisha e quajti ditën e sotme jo të mirë për mbarë kombin shqiptar. Ai tha se këto dënime janë të pamerituara, teksa theksoi se asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën.“Sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit.Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë në emër të të drejtës ndaj ish-udhëheqësve politike të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës. Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd për këto dënime të padrejta.Por asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut.Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën nga pushtimi barbar serb. Asnjë njeri nuk merr dhe nuk mund të marrë në mbrojtje një krim të vetëm”, tha Berisha. Share Ora 16:04 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, djali i Jakup Krasniqit: Babai ju falenderon të gjithëve! Ky nuk është dënim për ta, por për Kosovën Foto: Altin KrasniqiAltin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka thënë se pas dënimit e ka vizituar babanë e tij.Në një postim në Facebook ka shkruar se ai ka falënderuar secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të UÇK-së.Ka shtuar se ky është dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës, sepse sipas tij, ata fitoren e tyre e kanë arritur në qershor të vitit 1999.“Sapo përfva vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008. Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka shkruar ai. Share Ora 15:40 Haga dënoi me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK, reagon Peleshi: Vendimi nuk mund të njollosë heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj për liri Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, është shprehur se vendimi për dënimin me 81 vite burg në total të 4 ish-krerëve të UÇK-së nuk mund të njollosë heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj për liri.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi gjithashtu ka shprehur solidaritetin e tij me 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Reagimi i Peleshit:Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas vendimit të marrë sot në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Kryetari Peleshi deklaron se vendimi nuk mund të njollosë heronjtë e Kosovës dhe luftën e saj, duke shprehur solidaritetin e tij me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Share Ora 14:56 'Sot është ditë e zezë për Kosovën', Hamza pas vendimit të Hagës: Beteja nuk mbaron këtu! Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, doli para mediave pak pasi Dhomat e Specializuara dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar këtë "një ditë të rëndë" dhe "një ditë të turpit për drejtësinë ndërkombëtare".Hamza tha se vendimi ka sjellë dhimbje dhe zhgënjim në Kosovë, por theksoi se beteja nuk përfn me aktgjykimin e sotëm. Sipas tij, procesi vazhdon në Apel dhe PDK do të mbështesë çdo hap ligjor që do të ndërmerret.Fjala e Hamzës:Të nderuar gazetarë,Qytetarë të Kosovës,Sot është një ditë e rëndë për Kosovën. Një ditë e zezë. Por, është edhe një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare.Aktgjykimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka sjell dhimbje dhe zhgënjim të thellë tek të gjithë ne.Një dhimbje e zhgënjim që nuk e kemi pritur.Mendjet dhe zemrat tona, para së gjithash, sot janë me Hashim Thaçin, me Kadri Veselin, me Jakup Krasniqin e me Rexhep Selimin dhe me familjet e tyre, të cilat për gati gjashtë vjet e kanë bartur peshën e këtij procesi.Por, të lënduar, të zhgënjyer, të mllefosur jemi edhe ne, të gjithë ne, qytetarët e Kosovës dhe tërë shqiptarët në botë.Vendimi i shqiptuar sot nuk është bërë në emër të popullit të Kosovës.Vendimi i shqiptuar sot është bërë kundër popullit të Kosovës, kundër shtetit të Kosovës.Ne e kemi përcjellë këtë proces me besimin se në fund drejtësia do të mbështetet vetëm në fakte, në prova dhe në përgjegjësi individuale.Por, sot nuk pamë drejtësi.Në Hagë sot u godit rëndë rezistenca e popullit tonë.U fye sakrifica e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës.Për ne, ky aktgjykim është një padrejtësi e madhe, sepse atje u dënuan ata që rininë dhe jetën e tyre ia kushtuan lirisë.Kësaj lirie që sot e gëzojmë të gjithë në Kosovë.Ata katër sot u denuan për gjithçka që është propaganduar për luftën e UÇK-së dhe për evidenca rastesh që janë mbyllur nga UNMIK-u dhe EULEX-i në dy dekadat e pas luftës.U dënuan edhe sepse e kanë mbrojtur luftën e UÇK-së nga faktorë të jashtëm, që shpeshherë kanë qenë të shtyrë nga vetë regjimi serb për ta shuar rezistencën tonë.Po ashtu, ai vendim mbështetet edhe në pretendime e materiale që i konsiderojmë të fabrikuara dhe të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.U dënuan, ndër tjera, edhe pse ushtarët e UÇK-së kanë ndaluar dhe legjitimuar serbë në zonat e UÇK-së gjatë luftës.Madje, u denuan edhe për raste që Tribunali Ndërkombëtar i Hagës kishte shpallur pafajësi më herët.Qytetarë të nderuar,Ky aktgjykim sot u shqiptua në Hagë. Por historia e Kosovës është shkruar këtu, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri.Dhe ajo nuk rishkruhet sot.Historia jonë është shkruar nga populli ynë që luftoi për mbijetesë, nga mijëra dëshmorë e martirë, nga qindra mijëra qytetarë të dëbuar prej shtëpive të tyre dhe nga një aleancë historike me botën demokratike që, në vitin 1999, i dha fund represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb në Kosovë.Ata katër gjatë dy viteve të luftës ishin në koordinim edhe me aleatët tanë dhe sot u denuan edhe këto aleanca.Sot, qytetarët e Kosovës, janë të lënduar dhe të zhgënjyer nga ky aktgjykim i padrejtë, i cili është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.Nuk ka fat popujsh e shtetesh që ndërlidhet me shumë sesa fati i popullit dhe shtetit tonë me emrat e tyre.Prandaj, sot të dënuar jemi të gjithë, si popull dhe si shtet.Sot është një ditë e rëndë për Kosovën. Por sot nuk përfn as historia, as beteja jonë për të vërtetën.Procesi juridik nuk ka përfunduar dhe fjala e fundit e drejtësisë ende nuk është thënë.Nuk është e njëjta gjë të provohet se gjatë luftës janë kryer krime dhe të provohet se katër individë të caktuar kanë pasur një qëllim të përbashkët kriminal për kryerjen e tyre.Për secilin prej të akuzuarve duhet të provohet, jo vetëm pozita që ka mbajtur, sepse pozita në një strukturë nuk mund ta zëvendësojë provën e përgjegjësisë individuale.Gjatë këtij procesi janë dëgjuar dëshmi të rëndësishme për strukturën dhe funksionimin real të UÇK-së.Njerëz që gjatë viteve 1998 dhe 1999 kishin kontakte të drejtpërdrejta me UÇK-në, përfshirë përfaqësues të lartë amerikanë dhe të NATO-s, të cilët kanë dëshmuar për natyrën e decentralizuar të organizimit të saj dhe për kufizimet e strukturës së komandës dhe kontrollit.Këto dëshmi nuk e përcaktojnë vetvetiu rezultatin e një procesi gjyqësor.Por ato kërkojnë përgjigje: si janë peshuar përballë konkluzionit se ekzistonte një qëllim i përbashkët kriminal që formulohej dhe zbatohej përmes strukturave të UÇK-së?Si është përcaktuar autoriteti real i secilit të akuzuar dhe përgjegjësisë së tyre individuale?Po aq i rëndësishëm është një konstatim tjetër i aktgjykimit të sotëm.Edhe çështja e dëshmitarëve kërkon vëmendje të veçantë.Vetë Paneli ka folur për probleme serioze me dëshmitë e disa prej tyre.Prandaj duhet parë me rigorozitet sesi janë vlerësuar deklaratat e ndryshme, si janë trajtuar kundërthëniet dhe mbi cilat dëshmi janë mbështetur konkluzionet vendimtare për fajësinë.Në fund, të gjitha këto çështje kthehen te një standard i vetëm: përtej dyshimit të arsyeshëm.Në të drejtën penale nuk mjafton që një version i ngjarjeve të jetë i mundshëm, apo edhe më bindës se një tjetër.Kur një njeri dënohet me 13, 18 apo 25 vjet burg, fajësia e tij individuale duhet të jetë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.Prandaj presim që në Apel të shqyrtohen me rigorozitet të plotë konkluzionet mbi qëllimin e përbashkët kriminal, përgjegjësinë individuale, autoritetin dhe kontrollin real, vlerësimin e dëshmive dhe çdo çështje faktike apo juridike që mund të ketë ndikuar në aktgjykim.Sepse e drejta e Apelit ekziston pikërisht që një aktgjykim me pasoja kaq të rënda t’i nënshtrohet edhe një herë provës së ligjit, të fakteve dhe të standardit më të lartë të drejtësisë.Partia Demokratike e Kosovës do të jetë në përkrahje të luftës së drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Do të jetë në përkrahje të plotë të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme demokratike dhe ligjore, që kanë të bëjnë me këto proces. Share Ora 14:37 Ali Ahmeti pas vendimit të Hagës për ish krerët e UÇK-së: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet! Beteja vazhdon në apel Foto: Ali AhmetiKryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ahmeti e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe zhgënjyes, ndërsa ka bërë thirrje për maturi dhe unitet.“Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes. Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë.UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, që rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces. Po ashtu, sot Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit; dhe potencoi se UÇK kishte pasur objektiv pavarësine e Kosovës, objektiv ky që edhe u arrit. Këto janë fakte që duhet të kujtohen sa herë që dikush përpiqet ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale.Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh të pretenduara gjatë viteve 1998-1999. Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.Procesi nuk përfn këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel!”, shkruan Ahmeti. Share Ora 14:25 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme! Aktgjykimi u shpall në emër të popullit të Kosovës, por nuk përfaqëson vullnetin e tij (VIDEO) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar aktgjykimin një padrejtësi të papranueshme. Sipas tij, fakti që vendimi është shqiptuar në emër të popullit të Kosovës nuk do të thotë se ai përfaqëson vullnetin e tij. Kurti kërkon që aktgjykimi të ndryshohet në shkallën e Apelit dhe shpreh mbështetjen për familjet e katër ish-krerëve të UÇK-së.“Të nderuar qytetarë, Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm.Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit, dhe atë sa më parë.Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë.Siç e dimë, me akuzat në Këshillin e Evropës nga deputeti rus Konstantin Kosaçev dhe ai serb Milosh Alligrudiç, filloi gjithçka më 15 prill 2008. Por ne duhet të sigurohemi që asgjë nuk përfi sot, më 16 shtator 2026.Asgjë prej pretendimeve e akuzave të ekzagjeruara e absurde, mbi të cilat është arsyetuar ngritja e Dhomave të Specializuara, duke nisur prej Shtëpisë së Verdhë e trafikimit të organeve, nuk ka mundur të ngrihet nga vetë Prokuroria për shkak të mungesës së provave.Për më tepër, aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë: se UÇK-ja kishte kryer një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile.Po ashtu, u pa qartë se ky proces nuk ishte për gjykim për legjitimitetin apo pastërtinë e luftës së UÇK-së. Gjithashtu, nuk u konstatua as kushti më themelor për krime kundër njerëzimit.Përfundimet dënuese lidhen me akuza të caktuara për krime lufte, përfshirë torturën e personave të konsideruar bashkëpunëtorë të regjimit serb. Këto janë konstatime të padrejta, por nuk janë përfundimtare dhe do t’i nënshtrohen shqyrtimit në Apel.Padrejtësia e akuzave të Prokurorisë është vënë në dukje jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë saj. Për karakterin e luftës çlirimtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmuan para vetë gjykatës edhe personalitete ndërkombëtare që e kishin njohur konfliktin nga afër.Ata e përshkruan UÇK-në si përgjigje ndaj dekadave të shtypjes së shqiptarëve dhe kundërshtuan pretendimin se ajo ishte përgjegjëse për spastrim etnik. Gjithashtu, ata dëshmuan kundër tezës së një komande të centralizuar, e cila kontrollonte çdo veprim në terren.Këto dëshmi erdhën nga njerëz që panë luftën nga pozita të drejtpërdrejta të përgjegjësisë ndërkombëtare dhe që dëshmuan për karakterin e saj çlirimtar. Kritikat e tyre, të argumentuara në detaje, e nënvizojnë se vendimi i sotëm mbështetet mbi themele thelbësisht të pasakta, si nga pikëpamja historike, ashtu edhe ajo ligjore.Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë, me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e Apelit, ku presim korrigjimin e plotë të kësaj padrejtësie.Ky aktgjykim nuk mund të lexohet jashtë historisë në të cilën lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK-ja nuk ishte zgjedhja e një populli që kërkonte luftë, por përgjigjja e një populli që, i shtypur dhe i kërcënuar në vetëekzistencën e tij, kërkonte liri.Populli shqiptar i Kosovës përjetoi heqjen e autonomisë, përjashtimin nga institucionet, dëbimin nga vendet e punës, shkollat dhe universiteti, burgosjet, torturat dhe vrasjet. Më pas erdhën masakrat, djegia e vendbanimeve, dëbimi masiv i qindra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre dhe gjenocidi.Kjo vuajtje nuk ishte sfondi i rastësishëm i luftës, por realiteti që e bëri qëndresën çështje të mbijetesës së një populli. Asnjë vuajtje njerëzore nuk duhet mohuar apo zvogëluar, por po aq e padrejtë do të ishte që konstatimet për veprime të caktuara të shndërroheshin në aktakuzë kundër UÇK-së dhe në gjykim të luftës çlirimtare.Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si përgjigje ndaj shtypjes së një regjimi gjenocidal dhe luftoi për çlirimin e Kosovës. Ky është karakteri politik dhe historik i saj dhe as arkitektura selektive e një mekanizmi gjyqësor, asnjë aktgjykim i tij, nuk mund ta zhbëjnë atë.Për një shekull e gjysmë, nga mesi i shekullit XIX e deri te vitet e fundit të shekullit XX, nga instancat e ndryshme, përgjithnjë të larta, shtetërore e politike, akademike e pseudoshkencore të Serbisë, janë përpiluar plot 24 programe për shfarosjen e shqiptarëve.Dhomat e Specializuara u krijuan me një mandat të posaçëm, por mandati dhe veprimtaria e tyre e përqendruan drejtësinë vetëm mbi njërën palë të luftës. Kur në bankën e të akuzuarve gjenden vetëm pjesëtarët e një etnie, ndërsa aparati shtetëror që kreu masakra, dëbime dhe krime gjenocidale mbetet jashtë juridiksionit, krijohet në mënyrë të pashmangshme pamja e një drejtësie njëetnike.Këtë ndjesi e ka thelluar edhe transparenca e munguar e një procesi, pjesë të rëndësishme të të cilit janë zhvilluar larg syrit dhe vlerësimit të publikut.Një mekanizëm në të cilin përgjegjësia penale përqendrohet vetëm te pjesëtarët e një populli apo bashkësie etnike, ndërsa krimet gjenocidale të palës tjetër mbeten jashtë ndjekjes efektive, krijon shqetësime serioze lidhur me barazinë para ligjit, paanshmërinë objektive dhe legjitimitetin e vetë institucionit.Drejtësia selektive mbi baza etnike bie ndesh me parimin themelor se drejtësia jo vetëm duhet të jetë e paanshme, por edhe duhet të perceptohet si e tillë.Kosova do të vazhdojë të mbështesë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin në procedurën e Apelit, në mbrojtje të plotë, dinjitoze dhe institucionale. Kjo është përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë dhe besim në të drejtën për ta kundërshtuar një aktgjykim që ende nuk është përfundimtar.Sot u gjykuan akuza dhe veprime të caktuara. Nuk u gjykua dhe nuk mund të dënohet arsyeja pse lindi UÇK-ja e as të njolloset ajo.Sepse, kur atdheu nuk duroi më gjakatarë, ai thirri çlirimtarë dhe emri i tyre ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shprehet Kurti. Share Ora 14:12 18 vite burg për Kadri Veselin, reagon i biri: Duhet të jemi të fortë! Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ku babai i tij u dënua me 18 vite burgim.Pas përfundimit të seancës, Klestor Veseli tha se familja do të vijojë të qëndrojë e fortë përballë vendimit të trupit gjykues.“Faleminderit shumë nga ju, por të fortë jemi të fortë - nuk kemi asgjë më shumë”, u shpreh ai.Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe një nga ish-drejtuesit e UÇK-së, u dënua me 18 vite burgim nga Gjykata Speciale.Ndërkohë, mbrojtja e tij pritet të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke kërkuar rrëzimin e aktgjykimit dhe shpalljen e tij të pafajshëm.Në dënimin e Veselit llogaritet edhe koha që ai ka kaluar në paraburgim. Share Ora 13:58 Balla pas vendimit të Gjykatës Speciale: Ky nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi vendimin si të padrejtë, duke theksuar se historia dhe kontributi i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nuk mund të zhbëhen nga asnjë vendim gjyqësor.“Ky vendim sot nuk është drejtësi. Nuk çbëhet dot historia e lavdishme e UÇK kështu. Padrejtësi!”, shprehet Balla.Sipas tij, shqiptarët duhet të qëndrojnë në mbështetje të UÇK-së dhe të mbrojnë vlerat e luftës për liri. Balla kërkoi gjithashtu ndjekjen e të gjitha rrugëve juridike dhe ligjore për kundërshtimin e vendimit.“Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë. Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të çbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, deklaroi ai.Reagimi i Ballës vjen pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, një çështje që ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare. Share Ora 13:56 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Vjosa Osmani: UÇK-ja mbetet krenaria e historisë sonë! Do ta mbrojmë drejtësinë e luftës çlirimtare Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së duke theksuar se lufta çlirimtare mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kosovës. "UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht! Mbi 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjenocidale gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, rreth 10 mijë ishin civilë të masakruar, ndërsa më shumë se 1500 ende mbesin të zhdukur me dhunë dhe në varreza masive. Dhunimet seksuale, torturat çnjerëzore, vrasjet e fëmijëve dhe krimet e tjera të llahtarshme të Serbisë ende mbesin pa përgjigje nga drejtësia ndërkombëtare; ndërkaq, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet dhe t’i shpërblejë kriminelët.Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre. Prandaj, sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët", shkruan Osmani. Share Ora 13:38 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Meta: Vendim absurd dhe politik! Jakup Krasniqi, 75 vjeç, dënohet sa ‘kasapi i Ballkanit’ Mlladiç Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar vendimin absurd dhe politik. Ai është ndalur veçanërisht te dënimi i Jakup Krasniqit, për të cilin thotë se është dënuar sa Kasapi i Ballkanit, Ratko Mlladiç. Meta shkruan se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë historinë e luftës çlirimtare apo ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës.“Ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, qartazi politike.Dënimi realisht me burgim të përjetshëm i mësuesit dhe intelektualit, Jakup Krasniqit, me moshë 75-vjecare dhe me probleme të rënda shëndetësore, që ka përdorur gjithmonë vetëm penën dhe fjalën, po aq sa kasapi i Ballkanit, Mlladiç është dëshmia më e rëndë e absurditetit të këtij vendimi politik të dhënë gjoja në emër të popullit të Kosovës.Vendin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka vendosur përjetësisht historia. Pavarësinë e Kosovës, të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka gjykatë, që e ndryshon dhe e zhbën dot kurrë”, shkruan Meta. Share Ora 13:37 'Ruani qetësinë', LDK reagon pas vendimit të Hagës: Vendimi të ankimohet Lidhja Demokratike e Kosovës u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës për qetësi, maturi dhe përgjegjësi pas vendimit të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.“Mbështesim pa rezervë kërkesën për shterimin e të gjitha kanaleve ankimore, përfshirë edhe ato të shkallës së dytë”, thuhet në reagim.Sipas LDK-së tha se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë, “të vërtetën historike të luftës në Kosovë”,Ajo theksoi se UÇK-ja mbetet pjesë e rëndësishme e historisë moderne të vendit dhe u bëri thirrje gjithashtu përfaqësuesve politikë që të shmangin retorikën që mund të nxisë tensione. “Ta ruajmë Kosovën, unitetin qytetar dhe miqësitë që i qëndruan pranë në rrugën drejt lirisë e pavarësisë”, thuhet në reagimin e LDK-së. Share Ora 13:21 Ministri Gogu pas vendimit të Hagës: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë Ministri i Drejtësisë e quan vendimin për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin një moment të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët kudoMinistri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ai e ka quajtur vendimin një moment të rëndë për Kosovën, për shqiptarët kudo që janë dhe për botën mbarë."Sot mendja jonë është te ata që luftuan për liri dhe te të gjithë ata që e paguan atë liri me jetën e tyre," u shpreh Gogu.Ministri theksoi se karakteri i luftës së UÇK-së nuk vihet në pikëpyetje nga vendimi gjyqësor."Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë. Asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë të vërtetë historike," tha ai."Në këtë ditë të vështirë, mendimet e mia janë me qytetarët e Kosovës," përfi deklarata e ministrit" Share Ora 13:16 Dënimi i Thaçit, veteranët: UÇK nuk ishte kurrë organizatë kriminale! Turp për drejtësinë ndërkombëtare, lufta jonë nuk njolloset Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve në Hagë, duke e kundërshtuar kategorikisht vendimin. Veteranët e cilësojnë aktgjykimin si një goditje ndaj luftës çlirimtare dhe një turp për drejtësinë ndërkombëtare, duke theksuar se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.“Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës.UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës, e vetmja përgjigje që i kishte mbetur një kombi të dënuar me zhdukje. Ajo sakrificë ndërtoi shtetësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Asnjë institucion, kudo qoftë, nuk ka autoritetin moral ta nxjerrë në gjyq këtë të vërtetë.Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri. E vërteta e UÇK-së nuk është çështje interpretimi gjyqësor, është historia e jetuar e një populli që e fitoi shtetin me gjak.Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë. Është turp për drejtësinë ndërkombëtare, një njollë që do të mbetet gjatë dhe që tregon se si është trajtuar lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e popullit tonë”, thuhet në reagim. Share Ora 13:09 Dënimi i liderëve të UÇK-së, Braçe: Haga bëri pis luftën për liri, UÇK-ja u quajt ndërmarrje kriminale! Shqipëria të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit (VIDEO) Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai e cilësoi vendimin si një përpjekje për të njollosur luftën çlirimtare, ndërsa kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të ndërmarrin veprime ligjore kundër tij. Sipas Braçes, kjo nuk është më vetëm çështje e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, por e çdo shqiptari.“Në emër të popullit të Kosovës, një gjykatë bëri pis e ndyu luftën e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë për liri e pavarësi, nder, dinjitet e jetë në paqe në trojet e tyre! Organizimi i popullit jo për të sulmuar kënd, por për t’u mbrojtur, për të mbrojtur vendin e pushtuar, lirinë e hequr dhunshëm, nderin e dinjitetin e marrë prej shtypjes, arrestimit, torturimit, përdhunimit të djemve e burrave, vajzave e grave, vrasjes, pra organizuar si UÇK, u quajt ndërmarrje kriminale!!!!Domethënë, këta 4 burra, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u vunë nën akuzë për krime kundër njerëzimit, u arrestuan për krime të tilla, u gjykuan për krime të tilla, por edhe kjo gjykatë nuk mundi t’i dënojë për to, nuk ka pasur kurrë krime të tilla! Shqiptarët, sa ka jetë mbi tokë, nuk kanë kryer krime të tilla, kurrë! Pas këtij vendimi, Shqipëria, e ndotur masivisht nga ky proces dhe ky vendim, duhet të ndërmarrë veprime ligjore të qarta kundër tij, për të pastruar emrin e saj, emrin e çdo shqiptari në ato dy rrethet e veriut që shquhen si vende krimesh në këtë vendim; duhet ta bëjë me shpejtësi kundër këtij vendimi të poshtër!Kosova nuk ka nevojë për mendjen time, por dhe ajo duhet të ndërmarrë veprime ligjore në Kosovë mbi të gjitha dhe kudo, kundër një gjykate që në emër të popullit të Kosovës bën pis e ndyn një vend, një popull; kjo nuk është më çështje e katër burrave që luftuan për liri, të bërë fajtorë për krime lufte që nuk i kanë bërë kurrë, vrasjen e 96 personave konkretisht, por është çështje e një populli të shpallur fajtor pse iu përgjigj me luftë agresorit, pushtuesit! Tani është çështje shqiptare, e çdo shqiptari”, shkruan Braçe. Share Ora 13:01 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, vajza e Jakup Krasniqit: Padrejtësia më e madhe e këtij shekulli! Na lënduan, por nuk na thyejnë Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas dënimit të babait të saj dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ajo e cilësoi vendimin si padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli, duke theksuar se, pavarësisht zhgënjimit, familjarët nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë betejën për drejtësi."Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli. Në një gjykatë që ne e konsiderojmë të padrejtë, politike, raciste dhe kriminale, u dha një vendim po aq i padrejtë, politik, racist dhe kriminal. Ky vendim, perfundimisht, ndryshon historinë e Republikës së Kosovës, i vendosë një njollë të zezë UÇK-së dhe barazon viktimën me agresorin. Katër burra që i kthyen armët kundër armikut, jo për të pushtuar e as për pushtet, por për të mbrojtur pragun e shtëpisë që digjej e shkatërrohej; për të mbrojtur familjarët që dhunoheshin, përdhunoheshin, torturoheshin e vriteshin; që zhdukeshin e dëboheshin nga trojet e tyre.UÇK-ja luftoi kundër kasapit të Ballkanit, kundër një prej ushtrive më të përgjakshme të rajonit, kundër një makinerie ushtarake që kreu gjenocid në Kosovë. E megjithatë, sot u dënuan çlirimtarët. Në këtë gjykatë te padrejt, sot u dënua zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa homologu i tij i atëhershëm, Ivica Daçiq, vazhdon të jetë i lirë dhe të jetojë krejt mirë në Beograd. Ky eshte vec nje tjeter tregues i qarte per natyren paragjykuese dhe politike te po kesaj gjykate.Natyrisht, ky vendim na ka lënduar dhe na ka zhgënjyer, Por kurrë nuk do të na thyejë dhe kurrë nuk do të na dorëzojë. Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës. Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luften për liri dhe drejtesi", shkruan ajo. Share Ora 12:45 Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Begaj: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Begaj theksoi se askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë UÇK-në."Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër", shkruan Begaj. Share Ora 12:33 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Haxhiu: Lajm tronditës për Kosovën! Qëndroni të fortë, Kosova është me ju Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si lajm tronditës për Republikën vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte. Haxhiu i është drejtuar me mesazh të dënuarve, duke u thënë të qëndrojnë të fortë sepse Kosova është me ta. “Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi, qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.Ajo ka shtuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë luftën çlirimtare të UÇK-së.“Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë. Nuk duhet lejuar që dënimet e sotme të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë, për ta zvogëluar përgjegjësinë për to apo për të krijuar një narrativë të rreme. Këtë qartësi e presim edhe nga miqtë dhe aleatët tanë. Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, ka shtuar ajo. Share Ora 12:31 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, PDK: Historia e Kosovës nuk rishkruhet me një aktgjykim! Do ta kundërshtojmë me çdo mjet Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur indinjatën dhe kundërshtimin e saj ndaj vendimit.Në një deklaratë për mediat, PDK e cilëson aktgjykimin një padrejtësi të madhe, duke pretenduar se ai mbështetet në materiale të fabrikuara nga Serbia për të kriminalizuar luftën e UÇK-së.“Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë, por historia e Kosovës është shkruar në Kosovë, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim”, thuhet në reagim.PDK thekson se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi iu përgjigjën vullnetarisht drejtësisë, me besimin se e vërteta do të triumfonte.“PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës”, përfn reagimi. Share Ora 12:26 Vëllai i Jakup Krasniqit në lot pas dënimit: Nuk i besoj kësaj gjykate! Keqardhje që u dënuan Vëllai i Jakup Krasniqit ka reaguar me lot në sy pas dënimit me 25 vjet burgim të ish-kryeparlamentarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Për Klan Kosovën, ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka thënë se nuk i beson më procesit gjyqësor.“Kam qenë skeptik edhe më herët, po tani nuk mundem t'i besoj asnjë fije, për arsye se dënohen njerëz veç me fjalë, me dëshmitarë të rrejshëm. Është e pakuptimtë, por nuk është në dorën tonë. Por më e keqja është që po bëhet në emër të popullit të Kosovës. Për keqardhje, por nuk mund t’i ndryshojmë”, u shpreh ai me lot në sy. Share Ora 12:17 Bardhi për dënimin me burg për ish-krerët të UÇK-së: Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës Një ditë të rëndë për kombin shqiptar e quajti kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.“E pabesueshme! E papranueshme!Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie dhe turpi të njerëzimit!Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës.Përjetësisht me UÇK-në”, shkroi Bardhi. Share Ora 12:14 Haradinaj pas aktgjykimit të Speciales: Vendim i papranueshëm dhe i padrejtë (VIDEO) Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendimi dënues i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i papranueshëm dhe i padrejtë.“Vendimi është i papranueshëm dhe i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, beteja duhet të fitohet”, tha ai.Ai ka apeluar që qytetarët duhet ta ruajnë Kosovën.“I ndihmojmë armiqtë nëse i dëmtojmë pronat e Kosovës, jetët e njerëzve tonë, nëse e shkatërrojmë Kosovën në çfarëdo mënyre iu ndihmojmë armiqve”, tha ai. Share Ora 12:10 Konjufca për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK: Një gjykim i tmerrshëm për Kosovën (VIDEO) Ministri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca e ka quajtur të tmerrshëm vendimin e Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.“E vlerësojmë si një gjykim të tmerrshëm për Kosovën, për popullin tonë, për luftën tonë çlirimtare. Populli i Kosovës vet e ka përjetuar luftën dhe e di se çfarë është lufta çlirimtare e Kosovës dhe ne e dimë që nuk ka pasur kurrfarë mekanizmi kriminal për ta cënuar asnjë popullatë brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk mund të gjesh kurrfarë programi, kurrfarë qëllimi brenda UÇK-së me këto të cilat po pretendon gjykata. Është një vendim vërtetë i trishtueshëm, i pa drejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është vërtetë diçka për të cilën do të jetë një dëm shumë i madh edhe për narracionin tonë edhe për shtetin e Kosovës”, tha ai.Konjufca sa se edhe dënimi që iu dha Hashim Thaçit, Jakupr Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit janë shumë të larta.“Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pasur në Serbi 15 vite, 15 vite kanë qenë të këta në Serbi, po t’i arrestonte Serbia dhe po të vinte deri te dënimi i tyre, 15 vite po t’i dënon Serbia në mungesë, e këta kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike. Duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat në kuadër të ligjit edhe të përpjekjeve tona ndërkombëtare për t’u hequr këto dënime”, tha Konjufca. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage Komento Komente Turi: 16/09/2026 18:30 Mblidhuni si kuvend pozite opozite ,xhbeheni ate gjykate. Përgjigju ilo: 16/09/2026 17:06 VENDIMI NUK ESHTE I DREJTE.....VENDIMI I DREJTE DO JETE KUR EDHE SALI BERISHA..EDI RAMA..DHE ILIR META DO DENOHEN NE HAGE 85 VJET.... Përgjigju zaka A.: 16/09/2026 12:37 vetem km jone mund te vendose drejtesine edhe ne hage Përgjigju Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.5% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.4% Vota total: 1196 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

