Lajme Zone
Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova një zë: Vendim i papranueshëm! Rama: Turp! BE apel për përmbajtje
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova një zë: Vendim i papranueshëm! Rama: Turp! BE apel për përmbajtje

Kryeministri Rama ka reaguar për procesin gjyqësor në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg. Kreu i qeverisë ka zgjedhur ta komentojë vetëm me një fjalë vendimin e dhënë "Marre", thotë Rama në një foto të shpërndarë në Facebook. LEXO edhe...Paradoksi i Hashim Thaçit! Serbia e dënoi me 10 vite si 'terrorist' në vitin 1997, 29 vjet më vonë Haga thuajse ia trefishoi dënimin për krime lufte Is

Kryeministri Rama ka reaguar për procesin gjyqësor në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg. Kreu i qeverisë ka zgjedhur ta komentojë vetëm me një fjalë vendimin e dhënë "Marre", thotë Rama në një foto të shpërndarë në Facebook. LEXO edhe...Paradoksi i Hashim Thaçit! Serbia e dënoi me 10 vite si 'terrorist' në vitin 1997, 29 vjet më vonë Haga thuajse ia trefishoi dënimin për krime lufte Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas Gjykatës, Thaçi u mbajt penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. Jakup Krasniqi u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burg, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Ndërkohë, Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas trupit gjykues, Selimi u gjet fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. lajm ne perditesim... Ora 13:58 Balla pas vendimit të Gjykatës Speciale: Ky nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi vendimin si të padrejtë, duke theksuar se historia dhe kontributi i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nuk mund të zhbëhen nga asnjë vendim gjyqësor.“Ky vendim sot nuk është drejtësi. Nuk çbëhet dot historia e lavdishme e UÇK kështu. Padrejtësi!”, shprehet Balla.Sipas tij, shqiptarët duhet të qëndrojnë në mbështetje të UÇK-së dhe të mbrojnë vlerat e luftës për liri. Balla kërkoi gjithashtu ndjekjen e të gjitha rrugëve juridike dhe ligjore për kundërshtimin e vendimit.“Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë. Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të çbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, deklaroi ai.Reagimi i Ballës vjen pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, një çështje që ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare. Share Ora 13:56 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Vjosa Osmani: UÇK-ja mbetet krenaria e historisë sonë! Do ta mbrojmë drejtësinë e luftës çlirimtare Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së duke theksuar se lufta çlirimtare mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kosovës. "UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht! Mbi 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjenocidale gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, rreth 10 mijë ishin civilë të masakruar, ndërsa më shumë se 1500 ende mbesin të zhdukur me dhunë dhe në varreza masive. Dhunimet seksuale, torturat çnjerëzore, vrasjet e fëmijëve dhe krimet e tjera të llahtarshme të Serbisë ende mbesin pa përgjigje nga drejtësia ndërkombëtare; ndërkaq, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet dhe t’i shpërblejë kriminelët.Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre. Prandaj, sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët", shkruan Osmani. Share Ora 13:38 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Meta: Vendim absurd dhe politik! Jakup Krasniqi, 75 vjeç, dënohet sa ‘kasapi i Ballkanit’ Mlladiç Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar vendimin absurd dhe politik. Ai është ndalur veçanërisht te dënimi i Jakup Krasniqit, për të cilin thotë se është dënuar sa Kasapi i Ballkanit, Ratko Mlladiç. Meta shkruan se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë historinë e luftës çlirimtare apo ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës.“Ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, qartazi politike.Dënimi realisht me burgim të përjetshëm i mësuesit dhe intelektualit, Jakup Krasniqit, me moshë 75-vjecare dhe me probleme të rënda shëndetësore, që ka përdorur gjithmonë vetëm penën dhe fjalën, po aq sa kasapi i Ballkanit, Mlladiç është dëshmia më e rëndë e absurditetit të këtij vendimi politik të dhënë gjoja në emër të popullit të Kosovës.Vendin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka vendosur përjetësisht historia. Pavarësinë e Kosovës, të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka gjykatë, që e ndryshon dhe e zhbën dot kurrë”, shkruan Meta. Share Ora 13:38 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel për përmbajtje: Drejtësia të vijojë pa ndërhyrje Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj - gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.BE-ja tha se “merr shënim” aktgjykimin e shkallës së parë dhe vlerësoi se Dhomat e Specializuara po administrojnë drejtësi përmes procedurave “të drejta, të paanshme dhe të pavarura”, të bazuara në parimin e përgjegjësisë penale individuale.Mercier rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para një paneli të veçantë të gjyqtarëve të Apelit. Share Ora 13:21 Ministri Gogu pas vendimit të Hagës: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë Ministri i Drejtësisë e quan vendimin për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin një moment të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët kudoMinistri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ai e ka quajtur vendimin një moment të rëndë për Kosovën, për shqiptarët kudo që janë dhe për botën mbarë."Sot mendja jonë është te ata që luftuan për liri dhe te të gjithë ata që e paguan atë liri me jetën e tyre," u shpreh Gogu.Ministri theksoi se karakteri i luftës së UÇK-së nuk vihet në pikëpyetje nga vendimi gjyqësor."Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë. Asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë të vërtetë historike," tha ai."Në këtë ditë të vështirë, mendimet e mia janë me qytetarët e Kosovës," përfi deklarata e ministrit" Share Ora 13:16 Dënimi i Thaçit, veteranët: UÇK nuk ishte kurrë organizatë kriminale! Turp për drejtësinë ndërkombëtare, lufta jonë nuk njolloset Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve në Hagë, duke e kundërshtuar kategorikisht vendimin. Veteranët e cilësojnë aktgjykimin si një goditje ndaj luftës çlirimtare dhe një turp për drejtësinë ndërkombëtare, duke theksuar se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.“Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës.UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës, e vetmja përgjigje që i kishte mbetur një kombi të dënuar me zhdukje. Ajo sakrificë ndërtoi shtetësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Asnjë institucion, kudo qoftë, nuk ka autoritetin moral ta nxjerrë në gjyq këtë të vërtetë.Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri. E vërteta e UÇK-së nuk është çështje interpretimi gjyqësor, është historia e jetuar e një populli që e fitoi shtetin me gjak.Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë. Është turp për drejtësinë ndërkombëtare, një njollë që do të mbetet gjatë dhe që tregon se si është trajtuar lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e popullit tonë”, thuhet në reagim. Share Ora 13:09 Dënimi i liderëve të UÇK-së, Braçe: Haga bëri pis luftën për liri, UÇK-ja u quajt ndërmarrje kriminale! Shqipëria të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit (VIDEO) Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai e cilësoi vendimin si një përpjekje për të njollosur luftën çlirimtare, ndërsa kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të ndërmarrin veprime ligjore kundër tij. Sipas Braçes, kjo nuk është më vetëm çështje e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, por e çdo shqiptari.“Në emër të popullit të Kosovës, një gjykatë bëri pis e ndyu luftën e shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë për liri e pavarësi, nder, dinjitet e jetë në paqe në trojet e tyre! Organizimi i popullit jo për të sulmuar kënd, por për t’u mbrojtur, për të mbrojtur vendin e pushtuar, lirinë e hequr dhunshëm, nderin e dinjitetin e marrë prej shtypjes, arrestimit, torturimit, përdhunimit të djemve e burrave, vajzave e grave, vrasjes, pra organizuar si UÇK, u quajt ndërmarrje kriminale!!!!Domethënë, këta 4 burra, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u vunë nën akuzë për krime kundër njerëzimit, u arrestuan për krime të tilla, u gjykuan për krime të tilla, por edhe kjo gjykatë nuk mundi t’i dënojë për to, nuk ka pasur kurrë krime të tilla! Shqiptarët, sa ka jetë mbi tokë, nuk kanë kryer krime të tilla, kurrë! Pas këtij vendimi, Shqipëria, e ndotur masivisht nga ky proces dhe ky vendim, duhet të ndërmarrë veprime ligjore të qarta kundër tij, për të pastruar emrin e saj, emrin e çdo shqiptari në ato dy rrethet e veriut që shquhen si vende krimesh në këtë vendim; duhet ta bëjë me shpejtësi kundër këtij vendimi të poshtër!Kosova nuk ka nevojë për mendjen time, por dhe ajo duhet të ndërmarrë veprime ligjore në Kosovë mbi të gjitha dhe kudo, kundër një gjykate që në emër të popullit të Kosovës bën pis e ndyn një vend, një popull; kjo nuk është më çështje e katër burrave që luftuan për liri, të bërë fajtorë për krime lufte që nuk i kanë bërë kurrë, vrasjen e 96 personave konkretisht, por është çështje e një populli të shpallur fajtor pse iu përgjigj me luftë agresorit, pushtuesit! Tani është çështje shqiptare, e çdo shqiptari”, shkruan Braçe. Share Ora 13:01 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, vajza e Jakup Krasniqit: Padrejtësia më e madhe e këtij shekulli! Na lënduan, por nuk na thyejnë Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas dënimit të babait të saj dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ajo e cilësoi vendimin si padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli, duke theksuar se, pavarësisht zhgënjimit, familjarët nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë betejën për drejtësi."Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli. Në një gjykatë që ne e konsiderojmë të padrejtë, politike, raciste dhe kriminale, u dha një vendim po aq i padrejtë, politik, racist dhe kriminal. Ky vendim, perfundimisht, ndryshon historinë e Republikës së Kosovës, i vendosë një njollë të zezë UÇK-së dhe barazon viktimën me agresorin. Katër burra që i kthyen armët kundër armikut, jo për të pushtuar e as për pushtet, por për të mbrojtur pragun e shtëpisë që digjej e shkatërrohej; për të mbrojtur familjarët që dhunoheshin, përdhunoheshin, torturoheshin e vriteshin; që zhdukeshin e dëboheshin nga trojet e tyre.UÇK-ja luftoi kundër kasapit të Ballkanit, kundër një prej ushtrive më të përgjakshme të rajonit, kundër një makinerie ushtarake që kreu gjenocid në Kosovë. E megjithatë, sot u dënuan çlirimtarët. Në këtë gjykatë te padrejt, sot u dënua zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa homologu i tij i atëhershëm, Ivica Daçiq, vazhdon të jetë i lirë dhe të jetojë krejt mirë në Beograd. Ky eshte vec nje tjeter tregues i qarte per natyren paragjykuese dhe politike te po kesaj gjykate.Natyrisht, ky vendim na ka lënduar dhe na ka zhgënjyer, Por kurrë nuk do të na thyejë dhe kurrë nuk do të na dorëzojë. Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës. Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luften për liri dhe drejtesi", shkruan ajo. Share Ora 12:45 Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Begaj: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Begaj theksoi se askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë UÇK-në."Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër", shkruan Begaj. Share Ora 12:33 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Haxhiu: Lajm tronditës për Kosovën! Qëndroni të fortë, Kosova është me ju Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si lajm tronditës për Republikën vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte. Haxhiu i është drejtuar me mesazh të dënuarve, duke u thënë të qëndrojnë të fortë sepse Kosova është me ta. “Atyre ua përcjell nga Kosova një porosi, qëndroni të fortë, Kosova është me ju. Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.Ajo ka shtuar se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë luftën çlirimtare të UÇK-së.“Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë. Nuk duhet lejuar që dënimet e sotme të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë, për ta zvogëluar përgjegjësinë për to apo për të krijuar një narrativë të rreme. Këtë qartësi e presim edhe nga miqtë dhe aleatët tanë. Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, ka shtuar ajo. Share Ora 12:31 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, PDK: Historia e Kosovës nuk rishkruhet me një aktgjykim! Do ta kundërshtojmë me çdo mjet Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur indinjatën dhe kundërshtimin e saj ndaj vendimit.Në një deklaratë për mediat, PDK e cilëson aktgjykimin një padrejtësi të madhe, duke pretenduar se ai mbështetet në materiale të fabrikuara nga Serbia për të kriminalizuar luftën e UÇK-së.“Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë, por historia e Kosovës është shkruar në Kosovë, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim”, thuhet në reagim.PDK thekson se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi iu përgjigjën vullnetarisht drejtësisë, me besimin se e vërteta do të triumfonte.“PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës”, përfn reagimi. Share Ora 12:26 Vëllai i Jakup Krasniqit në lot pas dënimit: Nuk i besoj kësaj gjykate! Keqardhje që u dënuan Vëllai i Jakup Krasniqit ka reaguar me lot në sy pas dënimit me 25 vjet burgim të ish-kryeparlamentarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Për Klan Kosovën, ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka thënë se nuk i beson më procesit gjyqësor.“Kam qenë skeptik edhe më herët, po tani nuk mundem t'i besoj asnjë fije, për arsye se dënohen njerëz veç me fjalë, me dëshmitarë të rrejshëm. Është e pakuptimtë, por nuk është në dorën tonë. Por më e keqja është që po bëhet në emër të popullit të Kosovës. Për keqardhje, por nuk mund t’i ndryshojmë”, u shpreh ai me lot në sy. Share Ora 12:17 Bardhi për dënimin me burg për ish-krerët të UÇK-së: Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës Një ditë të rëndë për kombin shqiptar e quajti kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.“E pabesueshme! E papranueshme!Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie dhe turpi të njerëzimit!Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës.Përjetësisht me UÇK-në”, shkroi Bardhi. Share Ora 12:14 Haradinaj pas aktgjykimit të Speciales: Vendim i papranueshëm dhe i padrejtë (VIDEO) Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendimi dënues i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i papranueshëm dhe i padrejtë.“Vendimi është i papranueshëm dhe i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, beteja duhet të fitohet”, tha ai.Ai ka apeluar që qytetarët duhet ta ruajnë Kosovën.“I ndihmojmë armiqtë nëse i dëmtojmë pronat e Kosovës, jetët e njerëzve tonë, nëse e shkatërrojmë Kosovën në çfarëdo mënyre iu ndihmojmë armiqve”, tha ai. Share Ora 12:10 Konjufca për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK: Një gjykim i tmerrshëm për Kosovën (VIDEO) Foto: Glauk KonjufcaMinistri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca e ka quajtur të tmerrshëm vendimin e Gjykatës Speciale për të dënuar katërshen e UÇK-së.“E vlerësojmë si një gjykim të tmerrshëm për Kosovën, për popullin tonë, për luftën tonë çlirimtare. Populli i Kosovës vet e ka përjetuar luftën dhe e di se çfarë është lufta çlirimtare e Kosovës dhe ne e dimë që nuk ka pasur kurrfarë mekanizmi kriminal për ta cënuar asnjë popullatë brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk mund të gjesh kurrfarë programi, kurrfarë qëllimi brenda UÇK-së me këto të cilat po pretendon gjykata. Është një vendim vërtetë i trishtueshëm, i pa drejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është vërtetë diçka për të cilën do të jetë një dëm shumë i madh edhe për narracionin tonë edhe për shtetin e Kosovës”, tha ai.Konjufca sa se edhe dënimi që iu dha Hashim Thaçit, Jakupr Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit janë shumë të larta.“Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pasur në Serbi 15 vite, 15 vite kanë qenë të këta në Serbi, po t’i arrestonte Serbia dhe po të vinte deri te dënimi i tyre, 15 vite po t’i dënon Serbia në mungesë, e këta kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike. Duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat në kuadër të ligjit edhe të përpjekjeve tona ndërkombëtare për t’u hequr këto dënime”, tha Konjufca. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al edi rama Gjyqi ndaj UCK ne Hage Komento Komente zaka A.: 16/09/2026 12:37 vetem km jone mund te vendose drejtesine edhe ne hage Përgjigju Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 32% Të gabuar 61.8% Nuk e di 6.2% Vota total: 2227 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?