Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimin e Apelit, çështja mund të dërgohet në Gjykatën Supreme dhe më pas në atë Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë. Endrit Thaçi Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, është kthyer mbrëmë në Kosovë.
Ai tha se beson që pas Apelit, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shfajësohen nga Apeli.
“Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, tha Endrit Thaçi.
Edhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli u shpreh optimist për procesin në Apel dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen.
“Ne jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë, por në të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve. Ju faleminderit shumë”, u shpreh ai.
Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vite burg ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për rolin e tij si ish-drejtues i UÇK.
“Trupi gjykues ju shpall ju Hashim Thaçi fajtor për pikën 3, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, kundër së paku 385 personave, trajtim mizor si krim lufte kryer kundër së paku 49 personave, torturë si krim lufte kryer kundër së paku 303 personave, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte, kryer kundër së paku 96 personave”, thuhet në vendimin e trupit gjykues.
Gjykata Speciale ka thënë se të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pasur qëllim të përbashkët kriminal, kanë dhënë kontribut të qenësishëm në realizimin e tij dhe synuan krimet përkatëse.
Jakup Krasniqi po ashtu u dënua me 25 vjet burgim, ndërkaq Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Të katër ish-eprorët e UÇK-së u shpallën penalisht përgjegjës për krime lufte që përfshijnë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Gjatë aktgjykimit të shqiptuar në Hagë, trupi gjykues hodhi poshtë akuzat e ZPS-së për krime kundër njerëzimit.
Katërshja e UÇK-së gjendet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave, palët që apelojnë vendimin e gjykatës ose dënimit, ose të dyja së bashku, duhet të dorëzojnë atë që quhet njoftimin për apel, ku parashtrohen arsyet e apelimit, 30 ditë nga shpallja e aktgjykimit.
Më pas, kryegjykatësi i panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatë që përbëhet nga tre anëtarë mund të caktojë një prej gjykatësve si gjykatës raportues për procedurën paraapeluese. Gjykatësi raportues ka për detyrë të marrë masat e nevojshme për aspektet procedurale, sikurse janë lëshimi i vendimeve, urdhrave dhe udhëzimeve me qëllim që të përgatitet çështja për shqyrtim. Ai duhet që rregullisht ta informojë panelin e Gjykatës së Apelit, veçmas nëse ka kontestime lidhur me çështjet procedurale.
Më pas, brenda 21 ditësh nga njoftimi për apel, kryegjykatësi apo gjykatësi raportues e thërret një konferencë, ku ngrihen çështje rreth apelit.
Palët që parashtrojnë apel duhet të dorëzojnë dosjen e apelit e cila përmban të gjitha argumentet dhe burime të tjera ligjore ku mbështeten arsyet e apelimit. Kjo duhet të dorëzohet brenda 60 ditësh apo brenda 30 ditësh nga njoftimi për apel, nëse çështja ka të bëjë vetëm me dënimin e shqiptuar.
Më pas palët dorëzojnë të ashtuquajturën dosje të përgjigjes, ku paraqesin argumentet ligjore të tyre. Afatet se kur dorëzohet kjo dallojnë: 30 ditë për argumentet dhe burimet ligjore dhe 15 ditë vetëm për dënimin nga paraqitja e dosjes. Kjo pasohet me dosjen e kundërpërgjigjes për të cilën afatet janë më të shkurtra, 15 dhe 10 nëse ka të bëjë vetëm me dënimin.
Pas gjithë këtyre afateve, Gjykata e Apelit e cakton datën e një seance “nëse është e nevojshme”, thuhet në rregullore.
Rregullorja parasheh që palët mund të dorëzojnë prova shtesë gjatë procedurës së apelimit dhe nëse ato pranohen, pala tjetër mund të paraqesë kundërprova.
Gjatë vendimit, Paneli i Apelit shqyrton çdo provë shtesë të pranuar, por edhe provat që veçse janë pjesë e dokumentacionit.
Sapo të përfjnë parashtrimet nga palët, paneli i Apelit mblidhet dhe shqyrton çështjen dhe nxjerr aktgjykim për dokumentacionin e apelit dhe për çdo provë shtesë të pranuar.
Pra, Gjykata e Apelit mund të lërë në fuqi, të zhbëjë ose të ndryshojë aktgjykimin e trupit gjykues apo të mbahet rigjykim.
Megjithatë, nëse kërkesa për apel bëhet vetëm nga personat e shpallur fajtorë, Gjykata e Apelit nuk mund të shqiptojë vendim më të rëndë se shkalla e parë.
Vendimi i apelit shqiptohet brenda 60 ditësh nga parashtrimi i fundit i palëve. Megjithatë, edhe për këtë mund të kërkohet kohë shtesë, por jo më shumë se një muaji dhe zgjatja e afatit duhet të arsyetohet.
Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë tri arsye për të cilat mund të dorëzohen apele për vendime të shkallës së parë: ndonjë gabim rreth ndonjë çështje juridike që e shfuqizon aktgjykimin, ndonjë gabim faktik i cili ka shkaktuar dështimin e drejtësisë ose ndonjë gabimi për sa i përket dhënies së dënimit.
Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimin e Apelit, çështja mund të dërgohet në Gjykatën Supreme dhe më pas në atë Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Mbrojtësit e ish-presidentit, Hashim Thaçi, thanë se procesi i apelimit mund të marrë vite kohë.endrit thaçi dënimi i komandantëve të uÇk në hagë djali i hashim thaçit: gjykatë kriminale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Djali i Thaçit reagon për vendimin e Hagës: Historia jonë është vulosur me gjakun e dëshmorëve 16 Shtator 2026, 22:3422:34Kosova "Jam shumë i zhgënjyer me BE-në", Walker ngre pyetjen: Pse Vuçiç nuk u thirr në Hagë? 16 Shtator 2026, 21:4721:47Kosova Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Gjenerali i NATO-s reagon ndaj Hagës: Thaçi nuk është kriminel për t’u dënuar 16 Shtator 2026, 20:4720:47Kosova Vijon protesta në Prishtinë, qindra qytetarë ende para godinës së qeverisë 16 Shtator 2026, 19:4519:45Kosova Gjykata rrëzoi akuzat për 'krime kundër njerëzimit' ndaj krerëve të UÇK-së, prokurorja: Vendimi do të analizohet me kujdes 16 Shtator 2026, 18:0618:06Kosova Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Marta Kos: Bëhet fjalë për përgjegjësi individuale 16 Shtator 2026, 17:3217:32Kosova

