Lajme Zone
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme për Kosovën! Ku ishte BE-ja kur serbët dhunonin shqiptarët?
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme për Kosovën! Ku ishte BE-ja kur serbët dhunonin shqiptarët?

Diplomati amerikan William Walker, e cilësoi dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së një ditë të kobshme për Kosovën. Ai kritikoi BE-në se, sipas tij, u mjaftua me deklarata përballë dhunës dhe trajtimeve mizore së forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, përpara ndërhyrjes së NATO-s.

“Ku ishte Bashkimi Europian kur serbët keqtrajtonin shqiptarët e Kosovës?” Kjo është pyetja që diplomati amerikan, William Walker i drejton BE-së pas dënimit me 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Në një prononcim për Klan Kosova, ai e cilësoi vendimin një ditë të kobshme për Kosovën dhe kujtoi se sipas tij Bashkimi Europian u mjaftua me deklarata dhe nuk ndërmori veprime konkrete për të ndalur dhunën dhe keqtrajtimin e shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe, përpara ndërhyrjes së NATO-s. “Dua ta pyes Bashkimin Evropian, ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët. Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhohen seriozisht”, u shpreh Walker. LEXO EDHE:BE propozon një arkitekturë të re sigurie për Evropën: Këshill të ri, protokoll emergjence dhe investime në mbrojtje Walker kritikoi edhe procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ai tha se vendimi e ka trishtuar dhe shprehu shqetësimin se mund të ndikojë në mënyrën se si Kosova do të shihet nga ndërkombëtarët. “Kishte dhunime, trajtime mizore. Ata po mhen që përmes gjyqtarëve e avokatëve që s’dinë asgjë për Kosovën t’i gjykojnë liderët e UÇK. Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë, u mërzita shumë me vendimin”, vijoi ai. Gjykata e Hagës dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burg, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite, për një total prej 81 vitesh. Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u rrëzuan akuzat për krime kundër njerëzimit. Mbrojtësit ligjorë dhe familjarët e tyre kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin. SI.E./Shqiptarja.com TAG: kosove William Walker SHBA BE uck Gjyqi ndaj UCK ne Hage Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 88.7% Nuk e di 5.3% Vota total: 1745 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?