KOSOVË- Mijëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë në shenjë proteste për dënimin me burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë 2 ditë më parë. Në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që zgjati rreth 40 minuta ata artikuluan 4 kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës: Shfuqizim ndryshim i ligjit për dhomat e specializuara, LEXO EDHE:Verdikti i Hagës për krerët e UÇK-së, BE mesazh rajonit: Respektoni vendimet, ndihmoni në shërimin e plagëve të së kaluarës Shkarkim i ministres së drejtesisë Donika Gervalla, Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish krerëve, Angazhim ekspertësh ndërkombetar në mbrojtjen e ish krerëve. Djali i Jakup Krasniqit gjatë fjalës së tij tha se do të vijojnë betejën për drejtësi për të ardhmen e vendit. "Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja", tha ai gjatë fjalës së tij. Ndërkohë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se sot “të gjithë jemi UÇK”. Ai i bëri thirrje Albin Kurtit të shkarkojë Donika Gërvallën si ministre e drejtësisë. “Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun. Këta janë njerëz të kombit tim”, tha Gucati. Theksojmë se Gërvalla është kritikuar për mungesë reagimi ndaj Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Në protestën që u mbajt në Prishtinë morën pjesë edhe figura politike, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, deputetë të kësaj partie dhe të Aleancës, përfshirë Ramush Haradinajn. Për çfarë u dënuan ish-krerët e UÇK-së? Më 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin për krime lufte. Për Hashim Thaçin, trupi gjykues se ai ishte "anëtar kyç" në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal, inkurajoi krimet ndaj kundërshtarëve, kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh dhe nuk ndërmori hapa për t'i parandaluar apo ndëshkuar. Për Kadri Veselin, gjykata tha se ai ishte figurë kyçe në zbatimin e këtij plani, kontribuoi në identifikimin dhe neutralizimin e personave të konsideruar të dyshimtë dhe "mori pjesë dhe inkurajoi krimet". Për Jakup Krasniqin, trupi gjykues tha se ai përdori rolin e tij si zëdhënës i UÇK-së për të promovuar politikën e shënjestrimit të kundërshtarëve, emëroi persona besnikë në pozita kyçe dhe nuk ndërhyri për të parandaluar krimet, megjithëse kishte dijeni për to. Ndërsa për Rexhep Selimin, gjykata tha se ai inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve, kishte dijeni për keqtrajtimet dhe vrasjet, por nuk ndërmori masa për t'i parandaluar. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:51 Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën, njerëzit që bashkëpunojnë me armikun janë armiq të kombit Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dorëzuar dokumentacion në Hagë.“Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun. Këta janë njerëz të kombit tim”, tha Gucati. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:47 Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre Foto: Klestor VeseliKlestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka folur pas përfundimit të protestës në Prishtinë, e cila u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.Veseli tha se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së nuk e kanë humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj.“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni vëmendje kësaj pune”, tha Veseli. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:31 Djali i Jakup Krasniqit: Nuk duhet të dorëzohemi, sepse ndryshe do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në Prishtinë në mbështetje të UÇK.“Sot janë jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojnë drejtësi. Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë”, tha ai. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:21 Protesta në Prishtinë, qytetari: Lufta e UÇK ishte e pastër, u bë për të mbrojtur pragun e shtëpisë (VIDEO) Në Prishtinë po mbahet një protestë në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së."Nuk kemi nevojë për maska, se luftën e bëjmë pa maska. Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi nuk janë veç emra ata janë simboli i popullit tonë. Lufta e UÇK ishte e pastër, për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Liderët tanë po përballen me një betejë jo për veten, por për popullin tonë. Kemi një mesazh për botën liderët nuk janë vetëm, me të është e gjthë Kosova. E vërteta mund të vonojë, por nuk harron. I presim çlirimtarët në mesin tonë”, tha një qytetar. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: altin krasniqi Hysni Gucati Donika Gërvalla kosove proteste Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci Jakup Krasniqi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Kaso Kosa: 18/09/2026 12:25 Kjo eshte fytyra e vertete e politike europiane. Politikane shqiptare, hap I syte. Futja e shqiperise ne Europe mund te sjelle edhe ndryshim e territoriale ne favor TE Serbise dhe Greqise. Ne rradhe te pare garantoni te resine territoriale dhe emrin Shqiperi. Përgjigju Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.8% Vota total: 3575 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
