Lajme Zone
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim me 91 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin për Dhomat e Specializuara
PolitikëReport TV

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim me 91 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin për Dhomat e Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91 deputetë. Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht. Kryeministri Albin Kurti tha se lufta e UÇK-së “ishte e drejtë” dhe se, sipas tij, UÇK-ja nuk ishte ve

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91 deputetë. Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht. Kryeministri Albin Kurti tha se lufta e UÇK-së “ishte e drejtë” dhe se, sipas tij, UÇK-ja nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe ndaj asaj që ai e quajti gjenocid të Serbisë ndaj Kosovës. LEXO edhe...Kuvendi i Kosovës/ Votohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen Duke folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ai tha se koha për analizimin e tyre ka qenë e shkurtër dhe se LVV-ja i konsideron këto veprime të ngutshme. “Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2015”, tha Kurti, duke shtuar se zemërimi i qytetarëve ndaj Speciales është, sipas tij, i drejtë dhe ka ekzistuar edhe atëherë, por nuk është marrë parasysh. Kurti tha se përgjegjësinë për krijimin e Dhomave të Specializuara e mbajnë ata që e votuan themelimin e tyre, më 2015. “Ne po ju mbështesim sot”, tha ai. Ndërkohë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Parlamentit në shenjë proteste. Ata u kanë bërë thirrje deputetëve të votojnë ndryshimet e propozuara dhe kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para godinës deri në përfundimin e procesit parlamentar. Nisma për ndryshimin e ligjit u dorëzua nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së. Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë, janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe trajtojnë pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Projektligji kërkon ndryshime në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që rastet që konsiderohen jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë. Ai parashikon gjithashtu mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, vuajtjen e dënimeve në Kosovë, si dhe mundësinë që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes nga Presidenti i Republikës. Shqyrtimi i projektligjit zhvillohet në një moment kur Kuvendi po i afrohet fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për këtë çështje. Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë për zgjidhjen e ngërçit politik, por kërkesa kryesore e partisë së tij mbetet miratimi përfundimtar i ndryshimeve në ligjin për Specialen. Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare. Çfarë janë Dhomat e Specializuara? Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me personel ndërkombëtar. Ato kanë mandat të hetojnë dhe gjykojnë pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së në periudhën nga janari 1998 deri në dhjetor 2000. Lajm ne perditesim... Ora 11:12 Kuvendi i Kosovës/ Votohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91 deputetë.Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht. Share Ora 11:03 Kuvendi i Kosovës shqyrton nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, Kurti: Ndryshimet janë të ngutshme, por do t'i mbështesim Kryeministri Albin Kurti tha se lufta e UÇK-së “ishte e drejtë” dhe se, sipas tij, UÇK-ja nuk ishte vetëm përgjigje ndaj suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe ndaj asaj që ai e quajti gjenocid të Serbisë ndaj Kosovës.“Për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq”, tha Kurti.Duke folur për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ai tha se koha për analizimin e tyre ka qenë e shkurtër dhe se LVV-ja i konsideron këto veprime të ngutshme.“Ka qenë një kohë e shkurtër për të analizuar ligjin, sidomos kur nuk e kemi aktgjykimin e prerë. Këto lëvizje për ndryshimin e ligjit për Specialen janë të ngutshme dhe nuk janë analizuar sa duhet. Veprime të ngutshme janë bërë edhe në vitin 2015. Atëherë nuk na keni dëgjuar, por sot do të duhej të na konsultoni. Zemërimi i qytetarëve është i drejtë. Ankesat për gjykatën duhet t’u drejtohen atyre që e themeluan e jo ndaj atyre që e kundërshtuan. Duhet ligj për Gjykatën në Hagë por edhe president për Kosovën. S’mund të bëhet njëra pa tjetrën. Na duhet një strategji serioze, por për ta zbatuar atë strategji na duhen institucione funksionale. Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional, rrezikon të përfjë në dështim”, tha ai Share Ora 10:57 Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës."Për gjakun tonë edhe për këtë Parlament edhe për drejtësinë. Dhe nuk është në emrin tim, nuk është në emrin e popullit ë Kosovës", tha Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.Haradinaj tha se si përgjigje ndaj Speciales, do të ishte anulimi krejt i kësaj gjykate."Ligjin e sotëm Aleanca e voton dhe i kërkojmë këtij Parlamenti me mocion ta vendos në dy lexime dhe ta kryejmë sot", tha ai. Share Ora 10:47 Kuvendi i Kosovës shqyrton nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, Hamza: Kjo çështje ka të bëjë me historinë dhe të ardhmen e vendit, jo politikën Kryetari i PDK, Bedri Hamza gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Specialen, tha se lufta e UÇK-së është luftë e drejtë dhe luftë e popullit.“Janë krijuar dhe është amandamentuar Kushtetuta në bazë të raportit i cili ka bartur në vetvete akuza të tmerrshme. Jam i sigurt që nuk ka asgjë në ato akuza. Ato nuk mund të faktohen as me prova as me fakte. Dhe me ata që Kosova e ka bërë rrugën, me ata që e ka fituar lirinë e pavarësinë, ata e kanë votuar atë gjykatë. Që ka deviju Gjykata nga ajo që është votuar, është shumë e vërtetëËshtë një çështje që i kalon përmasat e politikës. Është çështje që ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen tonë. Me akuza të tilla Kosova e ka pasur të vështirë të eci përpara. Kemi një situaë absurde ku vijon pa fakte. Nuk mundet të ndërtohet diçka dhe të të thuash është legjitime. Ne nuk po kërkojmë që most ë gjykohet krimi, nuk po e mbyllim gjykatën, por kërkojmë zbatim të ligjeve të kushtetutës së Kosovës. Po kërkojmë drejtësi, ata janë dënuar në shkallë të parë po janë të pafajshëm.Nuk ka gjykatë që nuk di ku ka llogaridhënie, për më tepër ka konstatime që ka shkelje të të drejtave të njeriut. Ky është një ligj që shkon përtej Kuvendit, nuk është ligj i PDK-së. Po flasim për një projekt më të rëndësishëm, që ka sjellë lirinë e Kosovës”, tha Hamza. Share Ora 10:22 Gruda: Ligji për Dhomat e Specializuara heq një pjesë të juridiksionit për krimet e luftës Propozuesi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Përparim Gruda, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, paraqiti përmbledhjen e Projektligjit, duke thënë se për publikun në Kosovë është e njohur historia e Gjykatës Speciale në Hagë.“Projektligji edhe nëse i merr votat e mjaftueshme, kalon vetëm në parim, dhe më pas do të rikthehet në komisionet parlmentare për t'u diskutuar nen për nen", për t'u rikthyer në Kuvend më pas që të votohet në tërësi.Për gjithë opinionin publik të Kosovës është e njohur historia e Gjykatës Speciale në Hagë. Ajo u themelua mbi pretendimet e raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të paraqitur nga Dick Marty, që në thelb kishte akuza për trafikim të organeve nga UÇK-ja. Procesi gjashtëvjeçar i gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, akuzat dhe vendimet e shkallës së parë, nuk e kanë vërtetuar... se kishte trafikim të organeve. Ky ligj nuk ia heq të drejtën Gjykatës Speciale për të vazhduar hetimin e akuzës për trafikim të organeve, por ky ligj bën vetëm një gjë, e heq një pjesë të juridiksionit të Gjykatës Speciale, atë që ka të bëjë me krimet e luftës”, tha ai.Sipas tij, Gjykata Speciale do të vazhdojë të ekzistojë për qëllimet për të cilat është themeluar, përfshirë hetimin e pretendimeve për trafikim të organeve. Share Ora 09:30 ‘Votojeni ligjin’, qytetarët protestë para Kuvendit të Kosovës Me thirrjen “Votojeni ligjin” qytetarët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës.Ndërsa kanë brohoritur njëzëri edhe UÇK, qytetarët mbajnë në duar edhe pankarta 'Jo në emrin tim' dhe 'Liria ka emër'Protesta është thirrur nga Organizatat e dala nga lufta dhe platforma “Jo në emrin tim”.Në Komisionin për Legjislacion mëngjesin e sotëm është votuar në parim projektligji për ndryshim të Ligjit për Specialen. Share Ora 08:58 Protestuesit kalojnë natën para Kuvendit të Kosovës, kërkojnë votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara Dhjetëra protestues janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të votojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Disa prej protestuesve kanë kaluar edhe natën para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie dhe për të bërë presion që kërkesa e tyre të merret parasysh nga deputetët.Protestuesit kanë bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet e propozuara në ligj, ndërsa kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para Kuvendit deri në përfundimin e procesit parlamentar.Ata shprehen se ndryshimi i ligjit është i nevojshëm dhe u kanë bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin nismën./ KosovaPress Share Ora 08:53 Kosovë/ Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara! Asnjë votë kundër Komisioni për Legjislacion e ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Nëntë deputetë të pranishëm votuan në favor, pa asnjë votë kundër apo abstenim.Projektligji pritet të kalojë tani në seancën e Kuvendit, e cila është caktuar të nisë në orën 09:00.“E kemi gjetur një zgjidhje që të mos prekim as Kushtetutën, as detyrimet tona ndërkombëtare, krejt çfarë kemi bërë është që përmes ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara që është një ligj i zakonshëm, në i marrim një pjesë të juridiksionit Gjykatës Speciale, ajo është pjesa e krimeve të luftës e cila nuk ka qenë kurrë qellim për Gjykatën Speciale”, tha deputeti i PDK Përparim Gruda.Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli tha se deputetët e LVV-së do të votojnë pro këtyre ndryshimeve.“Jemi në një situatë që ne si komision të gjithë njëzëri do ta miratojmë ndryshimin e ligjit. Ne në këtë rend hierarkik kushtetues duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Në emër të deputetëve të LVV-së do ta japim votën pro. Do të ndihmojmë të kalojmë këtë situatë sepse lufta e drejtë e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë tonë. Katër krerët e UÇK-së duhet të prezumohen të pafajshëm sepse janë të pafajshëm. Vota jonë do të jetë pro ndryshimeve”, tha ai. Share Xh.K/ReportTv.al gjykata speciale ne hage Kuvendi i kosoves Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21% Nuk e di 7.7% Vota total: 1817 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?