Pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vite burg nga Gjykata e Hagës, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë kthyer në Kosovë. Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli u pritën në aeroportin “Adem Jashari” nga dhjetëra qytetarë, të cilët brohoritën “UÇK, UÇK” në shenjë mbështetjeje për ta dhe familjet e tyre. LEXO edhe...Furnizoi Millosheviçin me naftë, Tritan Shehu i kërkon llogari PS-së pse nuk dënon gjenocidin serb në Kosovë, vendimi i Hagës si akuzat e Berishës ndaj UÇK-së Në një prononcim për mediat, Endrit Thaçi e cilësoi Gjykatën Speciale si "gjykatë kriminale", ndërsa shprehu besimin se vendimi do të ndryshojë në Apel. “Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, tha ai ndërsa u prit nga qytetarët. Edhe Klestor Veseli u shpreh optimist për procesin në Apel dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen. “Ne jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë, por në të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve. Ju faleminderit shumë”, u shpreh ai. Qindra qytetarë vijuan me protestat në Prishtinë deri në orët e vona të mbrëmjes dhe u zhvendosën sërish në zyrat e EULEX duke qëlluar me gurë dhe me mjete piroteknike. 2 protestues u shoqëruan në polici, njëri prej të cilëve u la i lirë, ndërsa tjetri po mbahet në qeli. Gjykata e Hagës dënoi me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vite Kadri Veselin dhe 13 vite Rexhep Selimin për krime lufte, ndërsa rrëzoi akuzën për krime kundër njerëzimit. Mbrojtësit ligjorë dhe familjarët thonë se do ta apelojnë vendimin, të cilin e quajtën të padrejtë. Ora 12:54 Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Haga hap procedurën për dëmshpërblimin e viktimave, i mban kërkesat larg gjykatave të Kosovës Vetëm një ditë pasi dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, Gjykata Speciale ka nisur edhe procedurën për dëmshpërblimin e viktimave të krimeve për të cilat ata u shpallën fajtorë.Trupi Gjykues ka vendosur që kërkesat për zhdëmtim të mos kalojnë nëpër gjykatat civile të Kosovës, por të shqyrtohen nga vetë Dhomat e Specializuara. Sipas gjykatës, kjo është rruga më efektive për mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e anonimatit të tyre.Në vendim thuhet se dërgimi i viktimave në gjykatat e Kosovës mund të cenojë masat mbrojtëse që u janë garantuar gjatë procesit, ndaj Dhomat e Specializuara e konsiderojnë veten forumin më të përshtatshëm për të vendosur mbi zhdëmtimin.Megjithatë, procedura nuk është mbyllur ende. Avokatët e mbrojtjes kanë afat deri më 22 shtator për të kundërshtuar këtë vendim. Nëse nuk paraqiten kundërshtime, Gjykata do të vijojë me fazën e shqyrtimit të kërkesave për dëmshpërblim.Po ashtu janë caktuar edhe afatet për paraqitjen e provave. Mbrojtja e Viktimave duhet të njoftojë deri më 22 shtator çdo ndryshim në provat që do të paraqesë, ndërsa raportet e ekspertëve dhe provat e tjera duhet të dorëzohen deri më 7 tetor. Share Ora 07:40 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Protestë deri në orët e vona në Prishtinë, qytetarët hedhin gurë e mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX, merr flakë çatia (VIDEO) Protestat kundër dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes në Kosovë. Pasi u shpërndanë nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, një pjesë e protestuesve u zhvendosën sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.Protestuesit hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt ndërtesës. Si pasojë, një pjesë e vogël e çatisë mori flakë. Në zonë u shtua prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës.Policia shoqëroi dy protestues. Njëri prej tyre u la i lirë, ndërsa tjetri vijon të mbahet në qeli. Share SI.E./U.D/ReportTv.al endrit thaci hashim thaci Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove kadri veseli Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.1% Vota total: 1994 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
