Pas dënimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vite burg nga Gjykata e Hagës, djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë kthyer në Kosovë. Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli u pritën në aeroportin “Adem Jashari” nga dhjetëra qytetarë, të cilët brohoritën “UÇK, UÇK” në shenjë mbështetjeje për ta dhe familjet e tyre. LEXO edhe...Dënimi i Kadri Veselit në Hagë, avokati: Jemi të shokuar, nuk ka prova për përfshirjen e tij në krime! Do të apelojmë për të dëshmuar pafajësinë Në një prononcim për mediat, Endrit Thaçi e cilësgjyqoi Gjykatën Speciale “gjykatë kriminale”, ndërsa shprehu besimin se vendimi do të ndryshojë në Apel. “Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, tha ai ndërsa u prit nga qytetarët. Edhe Klestor Veseli u shpreh optimist për procesin në Apel dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen. “Ne jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë, por në të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve. Ju faleminderit shumë”, u shpreh ai. Qindra qytetarë vijuan me protestat në Prishtinë deri në orët e vona të mbrëmjes dhe u zhvendosën sërish në zyrat e EULEX duke qëlluar me gurë dhe me mjete piroteknike. 2 protestues u shoqëruan në polici, njëri prej të cilëve u la i lirë, ndërsa tjetri po mbahet në qeli. Lajmi në përditësim..... Ora 07:40 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Protestë deri në orët e vona në Prishtinë, qytetarët hedhin gurë e mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX, merr flakë çatia (VIDEO) Protestat kundër dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes në Kosovë. Pasi u shpërndanë nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, një pjesë e protestuesve u zhvendosën sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.Protestuesit hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt ndërtesës. Si pasojë, një pjesë e vogël e çatisë mori flakë. Në zonë u shtua prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës.Policia shoqëroi dy protestues. Njëri prej tyre u la i lirë, ndërsa tjetri vijon të mbahet në qeli. Share SI.E./ReportTv.al kadri veseli kosove Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci endrit thaci Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.3% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5.4% Vota total: 1561 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
