Lajme Zone
Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Reagon LDK: Asnjë aktgjykim nuk e zhbën të vërtetën historike
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Reagon LDK: Asnjë aktgjykim nuk e zhbën të vërtetën historike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur “shqetësim shumë të thellë” për vendimin dhe dënimet e shqiptuara.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur “shqetësim shumë të thellë” për vendimin dhe dënimet e shqiptuara.

Në reagimin e saj, LDK-ja ka bërë thirrje për qetësi, maturi dhe përgjegjësi, duke theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë rezultat i sakrificës së brezave, rezistencës politike e paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

“Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë”, thuhet në komunikatën e partisë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. LDK-ja ka deklaruar se asnjë aktgjykim, përfshirë vendimin e sotëm, nuk mund ta zhbëjë, sipas saj, të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Partia ka rikujtuar gjithashtu krimet e kryera nga regjimi i Serbisë gjatë luftës, përfshirë vrasjen e civilëve, dhunën, dëbimet dhe shkatërrimin e vendbanimeve.

Në reagim, LDK-ja ka ritheksuar përkushtimin e saj ndaj shtetit të së drejtës dhe ka mbështetur “pa rezervë” shterimin e të gjitha kanaleve ankimore, përfshirë procedurat në shkallën e dytë.

Partia u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi, ndërsa përfaqësuesve politikë që të tregojnë përgjegjësi në deklaratat dhe veprimet e tyre dhe të shmangin nxitjen e tensioneve.

“U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën”, thuhet në reagimin e LDK-së. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitetRajoni hagekosoveLDK