Lajme Zone
Dëmtimi i bankave nga protestuesit/ Sejko: Pasojat bien mbi qytetarët, depozitat janë të sigurta
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dëmtimi i bankave nga protestuesit/ Sejko: Pasojat bien mbi qytetarët, depozitat janë të sigurta

Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë një takimi me dre...

Guvernatori Gent Sejko gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se të gjitha shërbimet në sistemin bankar janë funksionale.

Sejko siguroi qytetarët se depozitat janë të sigurta në sistemin bankar.

Ndër të tjera, guvernatori bëri edhe një apel duke iu drejtuar protestuesve të mos dëmtojnë bankat sepse pasojat e cenimit të bankave bien mbi vetë qytetarët. “Ne kemi pasur në funksionim të gjitha shërbimet, pagesat dhe cash-in. Pavarësisht tensionit dhe presionit në sistemin bankar, depozitat janë të sigurta, bankat janë të mirëkapitalizuara. Sistemi bankar është në funksion të qytetarëve. Cenimi i sistemit bankar prek qytetarët. Duam që sistemi të funksionojë sa më mirë, përndryshe pasojat do të bien mbi qytetarët. Banka e Shqipërisë do të vijojë operimin me profesionalizëm”, tha Sejko./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.