Lajme Zone
Demokratët vërshojnë në kritika ndaj Berishës: Pse s'takohesh me ambasadorin amerikan? Dil në protesta ose hap rrugën për të rinjtë! I kujtojnë masakrën e 21 Janarit (FOTOT)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Demokratët vërshojnë në kritika ndaj Berishës: Pse s'takohesh me ambasadorin amerikan? Dil në protesta ose hap rrugën për të rinjtë! I kujtojnë masakrën e 21 Janarit (FOTOT)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përballur me një sërë kritikash nga ndjekësit në rrjetet sociale. Nga marrëdhëniet me ambasadorin e ri amerikan, te mungesa e protestave dhe kritikat për drejtimin e opozitës, komentuesit i kërkojnë Berishës përgjigje dhe ndryshim të strategjisë politike. Dy prej demokratëve ndalen te fakti që Sali Berisha është shmangur nga ambasadori i ri amerikan E

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përballur me një sërë kritikash nga ndjekësit në rrjetet sociale. Nga marrëdhëniet me ambasadorin e ri amerikan, te mungesa e protestave dhe kritikat për drejtimin e opozitës, komentuesit i kërkojnë Berishës përgjigje dhe ndryshim të strategjisë politike. Dy prej demokratëve ndalen te fakti që Sali Berisha është shmangur nga ambasadori i ri amerikan Eric Wendt, i cili nuk e ftoi në pritje dhe as nuk e takoi sot me përfaqësuesit e tjerë të opozitës. Ata e pyesin përmes komenteve se kur do ta takojë Berisha ambasadorin amerikan. LEXO edhe...Tabaku akuza qeverisë për pronat: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit (VIDEO) Tonin Ndreu: Përshëndetje, dr. Berisha. Si demokrat, doja të dija: A do të shkojë Sali Berisha të takojë ambasadorin amerikan apo do të vijë ambasadori t'ju takojë në selinë e PD-së? Një tjetër komentues, që prezantohet si demokrat i persekutuar nga regjimi komunist, kërkon gjithashtu përgjigje. “Sali, jam demokrat dhe i persekutuar nga PK-ja e atëhershme. Pyetje direkte dhe jo përgjigje dredhuese! Pse nuk e takon ambasadorin e Amerikës?”, shkruan ai. Por kritikat më të shumta lidhen me mungesën e protestave të mëdha dhe aksionit opozitar. Disa komentues i kërkojnë Berishës të dalë në sheshe, ndërsa të tjerë ironizojnë pjesëmarrjen e ulët në protestën kombëtare tësë enjtes kur u votua reforma territoriale. Dosh Brushtulli: Ku jeni? Pse nuk dilni në protestë? Ju kujtoni se e rrëzoni Ramën me këto konferenca? Vebi Alzeneli: Doktor, kur do të jetë opozita realisht në sheshe për shembjen e Ramës? Se u frymë duke thënë paqe, paqe. Ose ta mbyllim fare, se nuk shkon më. Gjovani Gj: Bravo! Më pëlqeu protesta e 8 nëntorit, ishte më e madhja në histori! Të tjerë bëjnë thirrje që Berisha t'u hapë rrugën figurave të reja në Partinë Demokratike. Dario Dario: Ju keni ngelur vetëm te denoncimet. Denoncime dhe e njëjta gjë vazhdon. Kjo është strategjia juaj? I lodhët dhe ata pak demokratë që kanë ngelur. Dosh Brushtulli: O Sali, na ke prerë në besë të gjithë demokratët. Na tregon të njëjtat përralla çdo ditë. Hape rrugën për të rinjtë! Të tjerë presin kandidatët për zgjedhjet lokale. Gëzim Qehaja: Me atë Kod Zgjedhor që keni për listat e mbyllura, kurrë nuk keni për ta marrë pushtetin. E keni miratuar së bashku për të mos pasur rotacion. Deputetët duhet të dalin nga vota e popullit, jo nga ata që mbyllni ju në lista. Agron Molla: Po afrohen zgjedhjet lokale. Për zgjedhjen e kandidatëve do të ketë primare? Nëse po, listat s'janë pastruar nga ata pseudodemokratët që kanë hyrë në krevatin e Ramës. Gerald Gerald: Kur fillojnë primaret për të zgjedhur kandidatët për bashkitë në vitin e ardhshëm? Ndërsa një tjetër, i kujton masakrën e 21 janarit, duke e akuzuar drejtëpërdrejtë Berishën si autor të vrasjeve. Zenun Lluku: Ti ke vrarë e prerë shqiptarë, ti vrave edhe para kamerave më 21 janar. Rama ka kusure, por s'krahasohet me ty. Share SI.E./ReportTv.al PD Eric Wendt sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.3% Jo 33.6% Nuk e di 6.2% Vota total: 4199 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?