Lajme Zone
Demo zbarkon në Policinë e Shkodrës pas valës së vrasjeve të fundit, në fokus ngjarjet e pazbardhura dhe lufta ndaj drogës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Demo zbarkon në Policinë e Shkodrës pas valës së vrasjeve të fundit, në fokus ngjarjet e pazbardhura dhe lufta ndaj drogës

Ministri i Brendshëm zhvilloi një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë. Vizita vjen pasi në qark u shënuan pesë vrasje pas 9 korrikut, ndërsa dy prej tyre në Dukagjin mbeten ende pa autorë.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi të hënën një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ku u prit nga drejtori i policisë vendore dhe përfaqësues të strukturave të rendit. Vizita zhvillohet në një periudhë kur siguria në qark është rikthyer në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të rënda kriminale të muajve të fundit. Krahas tyre, kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike mbeten ndër problematikat që kërkojnë angazhimin e institucioneve ligjzbatuese. LEXO edhe...IKMT bllokon dy raste të transportit të paligjshëm të druve në Shkodër, sekuestrohen mjetet dhe ngarkesat me dru Pas gjashtë muajve të parë të vitit pa asnjë ngjarje me pasojë vrasjen, bilanci ndryshoi pas 9 korrikut, kur në qark u regjistruan pesë vrasje. Dy prej ngjarjeve më të rënda ndodhën në Dukagjin dhe vijojnë të mbeten të pazbardhura. Më 11 korrik, Aleksandër Koçeku u vra në një pritë, ndërsa më 23 gusht, Prelë dhe Lekë Gjoni, babë e bir, u ekzekutuan me armë zjarri në Dukagjin. Sipas të dhënave, në drejtim të tyre u qëllua me më shumë se 90 plumba. Hetimet për të dyja ngjarjet vijojnë, por deri tani autorët nuk janë identifikuar dhe arrestuar. U.D/ReportTv.al siguria ne institucionet e drejtesise Shkoder Skënder Hita ervin demo Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.9% Nuk e di 6.7% Vota total: 2924 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?