Lajme Zone
Demo pret ambasadoren e BE: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Demo pret ambasadoren e BE: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Gjatë takimit u diskutua mbi mbështetjen e Bashkimit Europian për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, luftën kundër krimit të organizuar dhe rikuperimin e aseteve kriminale. Një tjetër fokus i rëndësishëm ishte menaxhimi i kufijve dhe migracionit, në përputhje me standardet europiane dhe kërkesat e hapësirës Schengen. Ministri Demo theksoi rëndësinë e forcimit të institucioneve, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë në këtë fazë të procesit të integrimit. Sipas tij, prioritet mbetet arritja e rezultateve konkrete, të matshme dhe të qëndrueshme, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe zbatimit të reformave. “Partneriteti me Bashkimin Europian do të vijojë të mbështesë reformat dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit”, u shpreh ministri Demo.