Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në e-albania pronarët e bizneseve të dëmtuara mund të regjistronin dëmin e kryer nga protestuesit, menjëherë ka nisur ironia therëse në rrjetet sociale.
Gazetari Mentor Kikia shkruan se Rama ka hapur një portal për të denoncuar dëmet nga djegiet e njerëzve që kanë shkelur ligjin dhe me këtë rast do të denoncojë dhe djegien e mbetjeve në Elbasan pasi inceneratori dogji 26 milionë euro por nuk punon. “Denonconi demet!
Qeveria ka hapur nje portal per te denoncuar demet nga djegiet e njerezve qe kane shkelur ligjin.
Dua te denoncoj djegin e mbetjeve te prefektures se Elbasanit ne natyre, pasi inceneratori parate i dogji por nuk punon.
Kostoja: 26 milion Euro
Pasojat: Dhjetra mijera njerez jetojne nen nje ndotje katastrofike cdo dite dhe, cdo vere kur digjen mbetjet ne natyre, duhet te arratisen nga vendbanimet”, shkruan Kikia./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

