Lajme Zone
“Delivery”/ Drogë nga SHBA, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Delivery”/ Drogë nga SHBA, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Delivery”, duke goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Delivery”, duke goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit, është identifikuar dhe vënë në pranga 20-vjeçari D. S., banues në Bathore, i dyshuar si porositësi i një pakoje me lëndë narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

Sipas Policisë, pakoja përmbante 8 paketime me lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 4 kilogramë e 641 gramë, e cila dyshohet se ishte trafikuar nga SHBA-ja me qëllim shitjen në Shqipëri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pakoja është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa 20-vjeçari u arrestua pas hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet