Iris Ago, Suzana Hoxha dhe Delina Ibrahimi / Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, me tenderin e Jonaid Myzyrit, bleu 3 fuoristrada për 18.9 milionë lekë; 1 makinë për vete, 1 për Sekretaren e Përgjithshme Suzana Hoxha dhe 1 për Drejtoreshën e Kabinetit Iris Ago. Makinat u blenë te 'Mektrin Motors' e bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, një 'pasqyrë' e luksit të administratës. 'Vaji ndër Lakra', thotë populli... Në takimin e ditës së hënë me ministrat dhe drejtorët qendrorë në Pogradec, kryeministri Edi Rama mbajti dhe "leksione transparence e ndershmërie" për luftën kundër korrupsionit me tenderët, duke aktruar sikur nuk e di që pazaret dhe vjedhjet i bëjnë ministrat e drejtorët me bekimin e tij.
P.sh., Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, udhëtimin nga resorti në Qeparo, ku ishte me pushime, deri në takimin qeveritar në Pogradec, e bëri me njërën nga 3 makinat zyrtare që ka në përdorim.
Ndërsa punën në muajin shtator, ministrja Delina Ibrahimaj do ta fillojë edhe me 1 makinë të re zyrtare, të blerë me tenderin e zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, që është strukturë në vartësi të saj.
Drejtori i Operatorit të Tenderëve, Jonaid Myzyri, ka njoftuar në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 24 gusht 2026 se ka kryer procedurën me objekt: "Blerje automjete për nevoja të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit." Sipas të dhënave, janë blerë 3 makina të reja fuoristrada "për nevoja të ngutëshme" të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, me vlerë totale 18, 900,000 lekë të reja, ose 6,300,000 lekë të reja secila.
Në objektin e tenderit thuhet se 3 fuoristradat u blenë për administratën e ministrisë, por faktikisht, ministrja Delina Ibrahimaj, 1 nga këto makina e ka mbajtur për vete; 1 ia ka dhënë Sekretares së Përgjithshme, Suzana Hoxha, ndërsa 1 makinë ia ka dhënë Drejtoreshës së Kabinetit, Iris Ago.
Të dyja këto shefe kanë qenë vartëse të Delina Ibrahimajt kur ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve, ministre e Financave dhe ministre e Sipërmarrjes, ndërsa tani ajo i ka marrë përsëri me vete dhe u ka dhënë poste të larta në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Se çfarë pazari është bërë me vlerat e makinave, këtë e di ministrja Delina Ibrahimaj, Sekretarja e Përgjithshme, Suzana Hoxha dhe vartësi i tyre Drejtori i Operatorit të Tenderëve, Jonaid Myzyri; por sipas dokumentit, makinat janë blerë te kompania "Mektrin Motors" e bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.
Kjo është "Pasqyra" e luksit të ministrave dhe shefave të administratës, e krijuar nëpërmjet miliona lekëve të shtetit, që ua japin familjarëve të pushtetarëve me të cilët ndajnë pjesët, në rastin konkret, bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako./Pamfleti iris ago suzana hoxha delina ibrahimi makina luksoze 7 Komente H Hajdutet me kollare 25 Gusht 2026, 11:25 Ftyre debile ,malliste.
Duhet nje ligj qe disa zyrtareve ti behet analiza toxicologjike.98.2% dalin mallista si kjo shura.
Na i shpifen Përgjigjjuni H Hjadutëria e hajditve 25 Gusht 2026, 11:55 Tash e qetë Ramuti n'pasqyre, e pastaj te tregon ty.
Harruat cfare tha dje ramuti? Te gjithe para pasqyrës! Përgjigjjuni T Tng 25 Gusht 2026, 14:37 Pasqyra e ..rit?ku ka pasqyre qe shembwllwn Fytyren e kesaj qeverrie Muterish. Përgjigjjuni . .... 25 Gusht 2026, 12:32 fuoristrade modeli 1 ....ca lesh percaktini eshte ky ?
Qellimisht nuk vendosin modelin e sakte .....cfare plehrash bashke me mond shahinin pronarin e mektrinit trafikantin e droges qe ben si biznesmen.....llum Përgjigjjuni B Bredhi 25 Gusht 2026, 13:48 Thefshin qafen bashke me Kaqolin.
Pensjonet jane per nje dite.Keto felliqesira blejne makina dhe te rrine ne hotele me 5 yje. Përgjigjjuni H Hasan Derguti 25 Gusht 2026, 14:22 Hajduti therret kapni hajdutin...... Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Andis Salla, peshku i radhës i Gjergj Lucës: si ministri i Bujqësisë po ia dorëzon edhe Fierzën trafikantëve 24 Gusht 2026, 13:2613:26Anti-Mafia Shteti në gjunjë para Bekim Bulicës, kapobanda i ‘Principotes’ gjithmonë një hap para prangave 24 Gusht 2026, 10:2710:27Anti-Mafia Bes-forti i Edit Ramës i jep 9.6 milionë Euro paradhënie izraelitit Ron Yeffet, për makinat e IKMT-së 23 Gusht 2026, 15:0315:03Anti-Mafia Dokumenti/ Udhëzimi i Blendi Gonxhes, skema e re e Edi Ramës për grabitjen e pasurive publike 22 Gusht 2026, 14:1314:13Anti-Mafia Vrasja në Ksamil, tregoi se shteti, qeveria, policia, drejtësia dhe krimi janë bashkë në punë të zeza 22 Gusht 2026, 13:0513:05Anti-Mafia Blendi Gonxhe legalizon shkatërrimin e Kalasë së Lëkurësit: resorti i Dajlan Avdiajt me leje arkeologjike false 21 Gusht 2026, 14:1414:14Anti-Mafia

