Lajme Zone
Del video e aksidentit te TEG-u: Betonierja udhëtonte me shpejtësi marramendëse
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Del video e aksidentit te TEG-u: Betonierja udhëtonte me shpejtësi marramendëse

Janë publikuar pamjet filmike që tregojnë momentin e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë, ku humbën jetën dy persona.

Janë publikuar pamjet filmike që tregojnë momentin e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë, ku humbën jetën dy persona.

Në pamjet e siguruara shihet qartë momenti kur kamioni pompë betoni lëviz me shpejtësi të lartë dhe përplaset me një automjet. Menjëherë pas goditjes, mjeti i tonazhit të rëndë çan barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe përfn i rrëzuar në nivelin e poshtëm të rrugës.

Nga kjo ngjarje tragjike humbën jetën dy personat që ndodheshin në kabinën e kamionit, përkatësisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, 28-vjeçari Roland Nuri, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën under kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën në vendngjarje dhe po analizojnë pamjet filmike për të përcaktuar me saktësi të gjitha shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.