NGA FATMIR POPJA Debatet e publikuara pas ndeshjes Elbasani–Vllaznia kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një problem që e tejkalon rivalitetin sportiv , dhunën ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes. FSHF ka dënuar mbrëmë me forcë incidentin dhe ka paralajmëruar procedim disiplinor në përputhje me rregulloret. Dalja edhe e videos së incidentit pas përfundimit të sfidës AF Elbasani–Vllaznia e ka bërë edhe më të qartë debatin që nisi menjëherë pas ndeshjes. Ajo që në orët e para mund të trajtohej vetëm përmes deklaratave dhe versioneve të palëve, tashmë ka një tjetër peshë, pasi pamjet filmike i japin publikut mundësinë të shohë vetë atë që ka ndodhur. Dhe nëse një ndeshje futbolli mund të prodhojë tension, polemika, protesta dhe kritika ndaj arbitrimit, ekziston një kufi që nuk mund të relativizohet dhuna fizike. Siç shihet në pamje, duket që ka shtyerje ose dhunë. Me çështjen, me siguri do merren organet kompetente, të cilat do analizojnë me qetësi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

