Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka reaguar pas një deklarate të bërë nga Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila është shprehur se Dhomat e Specializuara janë organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur.
Sipas Kos, vendimi për ish-krerët e UÇK-së ka të bëjë me përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Misetic në reagimin e tij ka theksuar se nuk i takon Marta Kos që të paragjykojë çështjen. “Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit, kjo ende mbetet të përcaktohet. Nuk i takon Marta Kosit që ta paragjykojë këtë çështje”, ka shkruar Mishetiç, duke shtuar një raport të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit që, siç ka thënë ai, vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

