Lajme Zone
Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir. Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuçiçit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën". "Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998", deklaroi ministrja serbe gjatë intervistëssë dhënë këtë fundjavë. LEXO EDHE:PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën dhe realizoni zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën. Deklarata e saj është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra./ KosovaPress K.M/Shqiptarja.com TAG: serbi Snezhana Paunoviç Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.8% Jo! 19% Disi! 3.1% Vota total: 4604 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?