Lajme Zone
Deklaratat për Serbinë/ Rama: Trollat u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhëtar
PolitikëCNA

Deklaratat për Serbinë/ Rama: Trollat u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhëtar

Kryeminsitri Edi Rama ka bërë një reagim në platformën X në lidhje me qëndrimet e tij ndaj Serbisë. Rama shkruan se saktësinë e qëndrimeve të tij ndaj Serbisë e mat me ushtrinë e turbofolkut nacionalist të Prishtinës. Kryeministri shprehet se dhe ditën e djeshme trollat e rikonfirmuan tradhtar pas deklaratës së tij se Serbia e humbi Kosovën. Në reagimin e bërë Rama deklaron se është thjesht një fa

Kryeminsitri Edi Rama ka bërë një reagim në platformën X në lidhje me qëndrimet e tij ndaj Serbisë. Rama shkruan se saktësinë e qëndrimeve të tij ndaj Serbisë e mat me ushtrinë e turbofolkut nacionalist të Prishtinës.

Kryeministri shprehet se dhe ditën e djeshme trollat e rikonfirmuan tradhtar pas deklaratës së tij se Serbia e humbi Kosovën.

Në reagimin e bërë Rama deklaron se është thjesht një fakt që Serbia e humbi Kosovën. Reagimi i Ramës Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës

Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal

Edhe dje laboratori ka funksionuar perfekt, me trollat që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhëtar pse thashë Serbia e humbi Kosovën, përgjatë ndërhyrjes sime në debatin dinjitoz të ditëve të fundit mes autoriteteve tona dhe atyre të Serbisë, për paprekshmërinë e lumit Ibër

Pra qëndrimi im ka qenë preciz përderisa në krejt atë ndërhyrje shteruese - që u përshëndet edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kerns, një flamurtare e flaktë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar - baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme për të mos lejuar ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të “hutonte” fansat e turbofolkut

Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt, sa përvëlues për turbofolkun nacionalist në Beograd, aq cingërrisës edhe për turbofolkun nacionalist në Prishtinë dhe ripërputhja e tyre dje në kundërshtinë patetike ndaj meje, është thjesht një tjetër kompliment për diplomacinë e Shqipërisë, Europës së Ballkanit/CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.