Lajme Zone
Deklaratat e Ramës për shkarkimet, reagon Bashkia Tiranë: Ndërhyrje politike, po shfrytëzon arrestimin e Veliajt që të kapë pushtetin vendor në kryeqytet
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Deklaratat e Ramës për shkarkimet, reagon Bashkia Tiranë: Ndërhyrje politike, po shfrytëzon arrestimin e Veliajt që të kapë pushtetin vendor në kryeqytet

Paralajmërimin e Kryeministrit Rama se nuk do të falet askush që zbaton urdhrat e Erion Veliajt për shkarkime arbitrare nga puna në Bashkinë e Tiranës, qeveria vendore e kryeqytetit e cilëson presion dhe ndërhyrje politike të ekzekutivit në pavarësinë e një pushteti tjetër. Në një reagim nga vetë institucioni i Bashkisë thuhet se “emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca

Paralajmërimin e Kryeministrit Rama se nuk do të falet askush që zbaton urdhrat e Erion Veliajt për shkarkime arbitrare nga puna në Bashkinë e Tiranës, qeveria vendore e kryeqytetit e cilëson presion dhe ndërhyrje politike të ekzekutivit në pavarësinë e një pushteti tjetër. Në një reagim nga vetë institucioni i Bashkisë thuhet se “emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale”. LEXO edhe...Rama dialog me studentët protestues, PD: Ata janë patronazhistë, dorëheqje Sipas bashkisë Tiranë këto qëndrime ngrenë shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi qeverisjen vendore në kryeqytet Deklarata e plotë e Bashkisë së Tiranës Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake. Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015. Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale. Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë. Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës. Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj. SI.E./ReportTv.al bashkia e tiranes erion veliaj edi rama lufta veliaj rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.4% Protesta 14.3% Asnjëra 14.3% Vota total: 7 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?