Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Deklarata e Zelenskyt për mosnjohjen e Kosovës, Rama: Ukraina e ka gabim, por ka të drejtë të mbetet e lirë! Shqipëria është Europa e Ballkanit


Shqipëria nuk mund të ndryshojë qëndrim ndaj Ukrainës, pavarësisht deklaratave të presidentit Volodimir Zelensky se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht zhgënjimit, mbështetja e lirisë së Ukrainës nuk është një marrëdhënie shkëmbimi.

Kryeministri Rama iu rikthye deklaratave të presidentit ukrainas Zelensky për Kosovën, në krah të presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që ngritën zërin për të këkruar dhe nga Tirana që të tërhiqte mbështetjen e saj të hapur ndaj Kievit, kundër agresionit rus. “Më të pamaturit mes tyre na sulmuan edhe ne pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Disa madje brohoritën për Rusinë! Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi”, shkruan mes të tjerash Rama. Në fakt, pozicioni i Ukrainës ka qenë i njohur. Megjithatë, ndonëse e quan të gabuar, Rama thekson se e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme. LEXO EDHE:Kosovë/ Kreu i Aleancës përshendet qëndrimin e LDK për të mos marrë pjesë në qeveri: Kurti po bën lojë të pandershme! “Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një nder që shkëmbehet me një nder, por është ajo që ti je dhe ajo për të cilën qëndron në këtë botë të trazuar”, thekson Rama. Të njëjtën linjë ka mbajtur dhe kryedemokrati Berisha sipas të cilit qëndrimi i Shqipërisë ndaj Ukrainës nuk mund dhe nuk duhet të ndryshojë. Prishtina zyrtare po ashtu përmes ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca u shprehur e keqardhur për atë që ndodhi në Beograd, por tha se Kosova do të vijojë të mbështesë pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ndërsa kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama mbajti një qëndrim të ashpër duke urhdëruar menjëherë heqjen e një banderolë e madhe në mes të kryeqytetit me mbishkrimin “Ukraina e Lirë”. “Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjjet!”, shkroi ai në rrjetet sociale. Reagimi i plotë i kryeministrit Rama: Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, ishte në Beograd dhe tha se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë kishin nxjerrë tashmë kalkulatorin gjeopolitik: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të mos brohorasim më për lirinë dhe të mos vajtojmë më për ata që bombardohen. Më të pamaturit mes tyre na sulmuan edhe ne pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Disa madje brohoritën për Rusinë! Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi. Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një nder që shkëmbehet me një nder, por është ajo që ti je dhe ajo për të cilën qëndron në këtë botë të trazuar. Dhe, për fat të mirë, Shqipëria nuk është një njeri i vogël që bën hesapet se kush i detyrohet kujt, por Europa e Ballkanit, që tregon rrugën përmes besimit të saj te liria, demokracia dhe paqja, si dhe përmes forcës së shembullit të saj. Ukraina mund të jetë , dhe po, është, gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Europën, edhe për veten tonë. Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja. Prandaj, po: UKRAINË E LIRË. Sot, nesër dhe gjithmonë. P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kosove ukraine Volodymyr Zelensky edi rama Glauk Konjufca perparim rama aleksander vucic Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.7 / 5 (18 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Nadi: 13/08/2026 18:13 vajmedet cfare kryeministri palaço kemi, eszhte kryekeput antishqiptari me i madh i te gjitha koherave; kete qe po arrin te bej ky palaço ndaj ketij populli se kane bere te gjithe pushtuesit bashke nga bizantinet e deri grekerit e serbet Përgjigju Endri: 13/08/2026 19:37 E kunderta eshte e vertete Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41% Jo 52.1% I/e dyzuar 7% Vota total: 4595 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?