Në Kosovë ka ardhur reagimi i parë ndaj deklaratave të bëra nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Zelensky tha se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje, ku shihet heqja e banderolës gjigande me shkrimin “Free Ukraine” (Ukraina e Lirë) në një nga ndërtesat e kryeqytetit të Kosovës.
Në mbishkrimin krahas videove të publikuara, Rama shkruan se asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj. “Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet.
Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, shkruan Rama. /CNA View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.lajme) Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

