Lajme Zone
Deklarata e Zelensky në Beograd/ Rama: Kievi është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme!
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Deklarata e Zelensky në Beograd/ Rama: Kievi është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, pas deklaratës së presidentit Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, pas deklaratës së presidentit Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën.

Në një reagim, Rama shprehet se nuk duhet të vihet në diskutim mbështetja ndaj Ukrainës për shkak të qëndrimit të saj për Kosovën. Ai kritikon ata që, sipas tij, kanë menduar se Shqipëria duhet të “ndëshkojë” Ukrainën duke mos e mbështetur më.

Rama e cilëson qëndrimin e Ukrainës për Kosovën si të gabuar, por nënvizon se kjo nuk e ndryshon të drejtën e Ukrainës për të qenë e lirë. Në reagimin e tij, Rama thekson gjithashtu se Shqipëria duhet të vazhdojë të mbështesë lirinë, demokracinë dhe paqen, duke argumentuar se këto qëndrime mund të bashkëjetojnë.

“Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, ishte në Beograd dhe tha se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe nuk do ta njohë Kosovën.

Brenda një ore, nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë kishin nxjerrë tashmë kalkulatorin gjeopolitik: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të mos brohorasim më për lirinë dhe të mos vajtojmë më për ata që bombardohen. Më të pamaturit mes tyre na sulmuan edhe ne pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Disa madje brohoritën për Rusinë!

Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk është një marrëdhënie shkëmbimi.

Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një nder që shkëmbehet me një nder, por është ajo që ti je dhe ajo për të cilën qëndron në këtë botë të trazuar. Dhe, për fat të mirë, Shqipëria nuk është një njeri i vogël që bën hesapet se kush i detyrohet kujt, por Europa e Ballkanit, që tregon rrugën përmes besimit të saj te liria, demokracia dhe paqja, si dhe përmes forcës së shembullit të saj.

Ukraina mund të jetë , dhe po, është, gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Europën, edhe për veten tonë. Këto të vërteta mund të qëndrojnë fare mirë në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaftueshëm e pjekur për t’i mbajtur të dyja dhe do t’i mbajë të dyja.

Prandaj, po: UKRAINË E LIRË. Sot, nesër dhe gjithmonë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet