Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar mazhorancën në Kuvend për qëndrimin e saj ndaj çështjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit. Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës se po bëhen “avokatë” të kryeministrit Edi Rama dhe të Vlora Hysenit, duke e lidhur çështjen me ndërhyrjen e krimit të organizuar në strukturat shtetërore.
Më tej, duke iu drejtuar mazhorancës, Berisha ngriti pyetjen për rolin e krimit të organizuar në lidhje me drejtimin e SHISH-it.
“Si mund të shmangni ju një debat para shqiptarëve në një kohë kur shefen e SHISH-it e rekrutojnë bandat, mafia, kartelet? Ku e gjeni ju këtë moral dhe këtë justifikim?”, u shpreh ai.
Berisha vijoi akuzat duke deklaruar se një pjesë e personave që janë të lidhur me pushtetin kanë porositur vrasje dhe kanë bërë pazare me kartelet e drogës.
Berisha: A e dini se çfarë do të thotë shefja e SHISH-it, anëtare e grupit kriminal më të rrezikshëm në Europë? Grupit që dispononte qindra milionë euro për llogari të Ramës, në AKSHI. Grupit që kontrollonte internetin dhe komunikimin e mbarë vendit.
Një pjesë e juaja ka porositur vrasje, një pjesë e juaja ka bërë pazaret më të fëlliqura me kartelet e drogës. Dhe tani bëhemi avokatë të Ramës dhe të Vlora Hysenit. Ju vini mbi interesat e shqiptarëve, të Shqipërisë, por edhe mbi interesat e NATO-s e bashkëpunimit ndërkombëtar, interesat mafioze të një njeriu që s’ka as ligj e as moral, që sillet si padron në terren dhe ju si skllevër të tij.
Unë e kuptoj që lidhjet tuaja me krimin ju detyrojnë ju të mbani qëndrime të tilla. Si mund të shmangni ju një debat para shqiptarëve në një kohë kur shefen e SHISH-it e rekrutojnë bandat, mafia, kartelet? Ku e gjeni ju këtë moral dhe këtë justifikim? Jeni skllevër të padrinos. Ky Kuvend duhet të zhduket sa më parë. Ky shkelmon çdo interes të shqiptarëve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

