Lajme Zone
Deklarata e fortë e Berishës: 85% e Kadastrës së Durrësit është e manipuluar
PolitikëPolitiko

Deklarata e fortë e Berishës: 85% e Kadastrës së Durrësit është e manipuluar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si është administruar Kadastra në Shqipëri, duke pretenduar se një pjesë e madhe e të dhënave të pronave është manipuluar. Gjatë mbledhjes së Departamentit të Inteligjencës Artificiale të PD-së, Berisha deklaroi se 85% e Kadastrës së Durrësit është manipuluar, ndërsa tha se në Vlorë janë ndërruar 16 drejtorë të Kadas

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si është administruar Kadastra në Shqipëri, duke pretenduar se një pjesë e madhe e të dhënave të pronave është manipuluar. Gjatë mbledhjes së Departamentit të Inteligjencës Artificiale të PD-së, Berisha deklaroi se 85% e Kadastrës së Durrësit është manipuluar, ndërsa tha se në Vlorë janë ndërruar 16 drejtorë të Kadastrës.

Kreu i PD-së bëri një tjetër pretendim të fortë për situatën në Durrës. “85% e Kadastrës së Durrësit është e manipuluar në mënyrë përfundimtare”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi edhe zyrtarë të qeverisë për mënyrën se si janë zhvilluar tenderët dhe pretendoi se AKSHI është përdorur për kontrollin e internetit të përfaqësive të huaja në Shqipëri.

Berisha: E morën Kadastrën, e kanë manipuluar në shkallën më ekstreme. 16 drejtorë Kadastre janë ndërruar në Vlorë vetëm e vetëm sepse duhej që Edi Rama të merrte prona që absolutisht nuk i takonin. Duhej të merrte kanionin e Gjipesë. Dhe jo vetëm kanionin e Gjipesë. Duhej të merrte prona të tjera në Vuno që nuk kishin qenë kurrë të familjes së nënës së tij. Dhe duhej të merrte prona të cilat sado që të nxirrnin lame e kishte mik, po ai nuk firmoste. Nuk mund të firmoste. 85% e Kadastrës së Durrësit është e manipuluar në mënyrë përfundimtare. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm