Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili është shprehur se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren. Në një reagim publik, Berisha e cilëson deklaratën provokuese dhe luftënxitëse, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.
Berisha e ka quajtur Daçiçin “klounin e Millosheviçit” dhe “pasardhësin direkt partiak të kasapit të Ballkanit”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale serbe për ultranacionalizëm dhe armiqësi ndaj paqes.
Sipas kreut të PD-së, deklarata për Prizrenin dëshmon edhe një herë rrezikun që përbëjnë qëndrimet nacionaliste serbe për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Reagimi i plotë: Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit. Në një deklaratë provokuese dhe luftënxitëse, Ivica Daçiç u shpreh se Flamuri serb do të valvitet mbi Prizren!
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë të kllounit, pasardhësit direkt partiak të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, që dëshmon edhe një herë se udhëheqja e verbër ultranacionaliste aktuale serbe është një armike e paqes, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. “Flamuri serb do të valëvitet në Prizen”, ish-ministri gjerman reagon për deklaratën e Ivica Daçiç: Kjo rrugë çon drejt luftës, nuk ka më para të BE-së për Serbinë
Kosova dhe Rajoni “Flamuri serb do të valëvitet në Prizen”, reagon ministri Hoxha pas deklaratës së Ivica Daçiç: Kosova është realitet i pakthyeshëm
Politikë Top Channel

