Ermal Beqiraj-Ergys Agasi Ermal Beqiraj: nga zemra e shtetit digjital, te dosja franceze e spiunazhit Për më shumë se një dekadë, Ermal Beqiri ndërtoi profilin e një eksperti të teknologjisë, drejtoi sektorë të rëndësishëm të IT-së në administratën publike dhe krijoi një perandori kompanish që fituan dhjetëra milionë euro nga fondet publike.
Sot ai është në kërkim nga SPAK, ndërsa në Francë ndodhet nën hetim për spiunazh. Dy dosje të ndryshme, por që kanë rikthyer në qendër të vëmendjes pyetjen se çfarë roli ka pasur në ekosistemin digjital të shtetit shqiptar.
Beqiraj u kap pas fluturimit me një avion të vogël civil mbi centralin bërthamor të Penly. Autoritetet franceze nuk e trajtuan ngjarjen si një shkelje të zakonshme të rregullave të aviacionit. Penly është një nga objektet më të rëndësishme strategjike të Francës, ku po ndërtohen dy reaktorët e parë EPR2, projekti që konsiderohet zemra e strategjisë bërthamore franceze për dekadat e ardhshme.
Pikërisht për këtë arsye, sapo avioni i drejtuar nga Beqiraj hyri në zonën e ndaluar ajrore, Forcat Ajrore Franceze ngritën një avion ushtarak, e shoqëruan deri në ulje dhe më pas ai u arrestua.
Edhe pse për shkeljen e hapësirës ajrore u gjobit administrativisht, hetimi nuk u mbyll aty. Dosja kaloi në duart e Zyrës Qendrore Franceze për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), ndërsa mediat franceze raportuan se po verifikohet edhe pista e mundshme e spiunazhit. Dyshimet lidhen me natyrën strategjike të objektit, itinerarin e pazakontë të fluturimit dhe pajisjet AirTag të gjetura gjatë kontrollit.
Por pikërisht këtu historia bëhet edhe më interesante.
Nga Franca në Shqipëri
Ndryshe nga sa mund të mendohej në pamje të parë, Ermal Beqiri nuk është një pilot apo një biznesmen i zakonshëm. Për vite me radhë ai ishte një nga njerëzit më të njohur të sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri, me lidhje të forta si në administratën publike, ashtu edhe në tregun privat.
Karriera e tij nisi pikërisht në Francë, ku punoi si menaxher projektesh dhe pedagog i jashtëm në IUT GEII, duke krijuar profilin e një specialisti të teknologjisë. Pas rikthimit në Shqipëri, ai u emërua Drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe më pas Drejtor i TI-së në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, institucioni që administronte databazën kombëtare të pronave. Çfarë kërkonte Ermal Beqiraj mbi centralin bërthamor në Francë?
29 Korrik, 21:08 Paralelisht ai u aktivizua si ekspert i pavarur në çështje të krimit informatik, duke fituar reputacion në qarqet profesionale.
Publiku shqiptar e njohu në vitin 2011, kur gjykata e përzgjodhi si një nga tre ekspertët e informatikës që do të ekspertizonin videon Meta–Prifti, një prej çështjeve më të bujshme politike të pas viteve '90. Raporti i ekspertëve ku bënte pjesë edhe Beqiri arriti në përfundimin se regjistrimi nuk ishte origjinal, një konkluzion që u përdor në mbrojtjen e Ilir Metës. Më herët, ekspertë të huaj të angazhuar nga organi i akuzës kishin arritur në një vlerësim të ndryshëm.
Perandoria e kompanive
Në vitin 2021 Beqiri bleu kompaninë "Soft & Solution". Në pak vite ai ndërtoi një rrjet kompanish ku përfshiheshin "Soft & Solution", "Horizon", "ITirana", "R&D Solution" dhe më pas themeloi edhe Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI), një organizatë që promovonte sigurinë kibernetike, startup-et dhe politikat digjitale.
Në pamje të parë ishte historia klasike e suksesit të një sipërmarrësi të teknologjisë. Por sipas SPAK, pas këtij rrjeti fshihej një skemë shumë më komplekse.
Milionat e AKSHI-t
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme pretendojnë se kompanitë e lidhura me Beqirin përfituan dhjetëra milionë euro nga tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Në dosje flitet për paracaktim tenderash, fryrje artificiale të çmimeve, faturime fiktive dhe pastrim parash.
Vetëm kompania "Soft & Solution", sipas të dhënave të hetimit, arkëtoi rreth 22 milionë euro nga buxheti i shtetit në periudhën 2019–2026. Një tjetër kompani e lidhur me familjarët e tij, "Communication Progress", përfitoi rreth 21 milionë euro të tjera. Nëse analizohen të gjitha kompanitë e rrjetit, shifrat arrijnë në dhjetëra milionë euro.
SPAK pretendon se për të realizuar këtë skemë janë përdorur kompani të lidhura, faturime të dyshuara si fiktive dhe procedura prokurimi me çmime të fryra.
Në kuadër të hetimit janë sekuestruar prona, kompani, llogari bankare dhe automjete luksoze. Vetëm pasuria e bllokuar ndaj Beqirit përfshin një jaht luksoz "Sunseeker Predator 50 Skyfall", vila në Green Coast, prona në Rolling Hills, godina në Tiranë, automjete luksoze dhe llogari bankare, ndërsa vlera totale e pasurive të sekuestruara në këtë dosje llogaritet rreth 40 milionë euro.
Shteti digjital në duart e kujt?
Ajo që e bën këtë histori të ndryshme nga një dosje e zakonshme korrupsioni është vetë fusha ku operonte rrjeti i kompanive.
AKSHI nuk është një institucion i zakonshëm. Ai administron dhe zhvillon infrastrukturën digjitale të shtetit shqiptar, duke mbështetur sisteme si e-Albania dhe një sërë platformash elektronike të institucioneve publike.
Pikërisht në këtë sektor, sipas SPAK, kompanitë e lidhura me Beqirin dominuan për vite me radhë tenderat publikë.
Në dosjen hetimore dalin gjithashtu emra që janë përmendur edhe në çështje të tjera sensitive, përfshirë hetimet për sistemin TIMS, ndërsa bashkëpunëtor i dyshuar i Beqirit është Ergys Agasi, gjithashtu në kërkim nga SPAK.
Pra, Ermal Beqiri ka pasur në dorë të dhënat e Kadastrës, të dhënat e TIMS, të dhënat e e-Albania, të KQZ-së dhe gjithçka tjetër. Me pak fjalë, shteti digjital ka qenë në dorë të tij dhe të Ergys Agasit, pasi kanë qenë bashkë në çdo aspekt. Ndërkohë, Franca hedh dyshime se ai mund të jetë spiun? Fluturimi mbi central është shumë i dyshimtë dhe, nëse vërtetohet pista e spiunazhit, kujt i shërben Ermal Beqiraj?
Shërbimet shqiptare nuk kanë ndonjë interes te ai central dhe duket se hyn në lojë teza e shërbimeve të huaja. Pra, shkurt dhe saktë, të dhënat e shqiptarëve kanë qenë në dorë të një personi që dyshohet si spiun, i një apo ndoshta edhe disa shërbimeve të huaja. Dhe ajo që e bën më të rëndë situatën është se, kur ndodhi sulmi kibernetik ndaj e-Albania dhe sistemeve të tjera në vend, pati shumë akuza nga ekspertët se ai ishte bërë nga brenda, pasi kishte qenë shumë e vështirë të kryhej nga jashtë. Në atë kohë nuk dukej e besueshme, por Franca po na fut në një lojë me 007.
Si Beqiraj, ashtu edhe Agasi janë dyshja që kanë kapur shtetin nga koka te këmbët. Kapja e Beqirajt ishte rastësore dhe ardhja e tij në Tiranë do të jetë minierë ari për SPAK-un, nëse ai flet. Nga ana tjetër, SPAK-u duhet të lëvizë duart për të gjetur Ergys Agasin, pasi, me shumë gjasë, edhe ai shijon jetën diku, njësoj si Beqiraj që bënte xhiro me avion. /Pamfletiagasi spiunazh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Gjermanët ‘telendisin’ Edi Ramën! 30 Korrik 2026, 18:1118:11Dosja e zezë Beqirët e Ramës 'pushtojnë' edhe Elizenë 29 Korrik 2026, 18:4318:43Dosja e zezë Dhëndërr në profesion 29 Korrik 2026, 12:0012:00Dosja e zezë Presione mafiozësh/ Si Berisha shantazhon Ramën me vëlla Olsin pas vendimit për dhëndër Abi-n 28 Korrik 2026, 18:4518:45Dosja e zezë “Besa” e Edi Ramës është vetëm me grupin “Aruba” 28 Korrik 2026, 13:1913:19Dosja e zezë Vijon pazari, Konkurrenca e Denar Bibës 'përkëdhel' One Albania për rritjen abuzive të çmimeve 27 Korrik 2026, 15:2415:24Dosja e zezë

