Një 51-vjeçar i akuzuar për abuzim seksual ndaj mbesës së tij 8-vjeçare është lënë në paraburgim në Korfuz, pas dëshmisë së tij para hetuesit, ku ka kërkuar falje për akuzat që rëndojnë ndaj tij. Çështja është bërë edhe më e rëndë pas dëshmisë së nënës 28-vjeçare të vajzës, e cila është njëkohësisht e bija e të akuzuarit. Ajo ka deklaruar para autoriteteve se edhe vetë kishte përjetuar abuzim nga babai i saj gjatë periudhës 2010-2015, kur familja jetonte në Shqipëri. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, raporti mjekësor i 8-vjeçares konfirmon se ndaj saj ka ndodhur një akt seksual kohët e fundit, brenda një periudhe prej disa javësh para ekzaminimit. Ngjarja u zbulua pasi nëna e çoi vajzën te një gjinekologe më 25 gusht, pas shqetësimeve që kishte vënë re që prej pranverës. Mjekja dyshoi menjëherë për abuzim dhe nuk vijoi me ekzaminimin në mënyrë që të mos ndryshoheshin provat. Ajo njoftoi menjëherë autoritetet dhe kërkoi që fëmija të ekzaminohej nga një mjek ligjor. Dosja e çështjes iu dorëzua Prokurorisë së Shkallës së Parë të Korfuzit më 9 shtator 2026, ndërsa 51-vjeçari u arrestua të premten e kaluar. Një dëshmi e rëndësishme për hetimin ka qenë edhe ajo e vëllait 9-vjeçar të vajzës. Fëmija ka treguar se në momentet kur nëna, gjyshja dhe xhaxhai i tij nuk ndodheshin në banesë, 51-vjeçari e mbyllte 8-vjeçaren në dhomën e tij.
Sipas dëshmisë së 9-vjeçarit, nga dhoma dëgjoheshin të qarat e motrës së tij, ndërsa 51-vjeçari e kërcënonte edhe atë që të mos tregonte se çfarë po ndodhte.
Familja kishte jetuar për një kohë të gjatë së bashku me 51-vjeçarin, pasi nëna e vajzës, 28 vjeçe, kishte kërkuar të reduktonte shpenzimet e jetesës.
Nga dëshmia e saj rezulton gjithashtu se babai i saj kishte vuajtu © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

