Lajme Zone
Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë! Mesazh të pabindurve: Jo të gjithë në krah ecin me ty
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Debatet në PS për miratimin e Territoriales, Rama: Mos bëni hesape pa hanxhinë! Mesazh të pabindurve: Jo të gjithë në krah ecin me ty

Pas votimit të reformës territoriale një ditë më parë kryeministri Rama ka dalë me reagimin e tij të parë.  Ai e quan një reformë të domosdoshme që do ta modernizojë Shqipërinë ndërsa një mesazh e kishte edhe për të tijët.

Në parlament shkoi vetëm për të votuar e për tu siguruar që askush nga të tijtë nuk do të dilte kundër vendimit politik për ta miratuar reformën e re territoriale, ndërsa më herët ishte marrë personalisht me dy “të pabindurit” Vullnet Sinaj e Erion Braçe. Nga salla e seancave plenare çdo gjë kaloi në heshtje nga ana e kryeministrit Rama dhe komentin e parë mbi zhvillimet e djeshme e bëri përmes rrjeteve sociale. Rama përcolli një mesazh për ata që sipas tij kishin bërë llogari të gabuara për qëndrimin e socialistëve. Kryeministri shkroi se votimi tregoi edhe një herë se askush nuk duhet të bëjë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste. “Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkroi Rama. LEXO EDHE:‘Territorialja’/ Meçe: Turp i Zotit, Berisha mblodhi vetëm 200 vetë në protestë! Mos të flasë më në emër të popullit! Gjoni: Rama e ka ‘tredhur’ PD-në! Rira: Ligji i votuar, paçavure Por mesazhet e kryeministrit, të cilat qartazi duken të orientuara ndaj të tijëve, në një kohë kur kanë filluar përplasjet e polemikat e brendshme përmes kundërshtive, Rama i vijoi edhe përmes një postimi tjetër. Një video e realizuar me Inteligjencë Artificiale ku në pamje shfaqej një luan dhe një tekst shumë më ndryshe nga të zakonshmit që flet për sprova e zhgënjime, dukej se përcillte një mesazh të koduar. "Sepse jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty . Nuk do të lejoj kurrë një njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për ty. Hekurin e kalit zjarri, sprovat kalisin besimin. Duroje zjarrin. Zoti vazhdon të të japë formë", thuhej në video. Vetëm pak para se të votonte pro për Territorialen, Erion Braçe e bëri të qartë se ishte i detyruar. Në një intervistë për Report Tv senatori socialist bëri këtë koment. “Ka një përpjekje shumë të madhe për të hequr logon e PS nga emri im, por nuk ia jap askujt këtë kënaqësi”, tha Braçe. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:36 Rama mesazh të koduar pas përplasjeve në PS?! Video me luanin me AI: Njerëzit e gabuar pranë meje s’do më pengojnë të përmbush qëllimin! Hekurin e kalít zjarri Përmes një video të realizuar me inteligjencë artificiale, një luan që ecën mes disa thënieve që kthehen mjaft aktuale në situatën politike në vend, kryeministri Edi Rama heq paralele me rrugëtimin e tij në krye të qeverisë dhe vështirësitë që i kanë dalë përpara.Në materialin e shpërndarë në rrjetet sociale, kryeministri nuk ka shkruar asnjë reagim të tijin, por ka postuar të plotë videon.Thëniet e plota në videon e publikuar nga Kryeministri Edi RamaI kërkova zotit dashuri. Ai largoi njerëzit nga jeta ime. I hutuar, e pyeta, pse? Sepse jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty Nuk do të lejoj kurrë një njerëzit e gabuar të të pengojnë të përmbushësh qëllimin që kam për tyI kërkova paqe, ai lëshoi stuhi. Mes lotësh, e pyeta: Pse? Sepse paqja nuk është mungesa e stuhive, por forca për të qëndruar i palëkundur kur tërbohen stuhitë.I kërkova forcë. Ai më ngarkoi barra mbi shpinë. I zhgënjyer, e pyeta: Pse? Forca nuk të dhurohet, ajo ndërtohet, ashtu si hekuri që kalitet në zjarr dhe merr formë nën goditjet e çekiçit. Karakteri yt formohet përmes asaj që ti përballon.I kërkova një rrugë më të lehtë. Ai vuri një mal përpara meje. I rraskapitur, pëshpërita: Pse? Sepse këmbët bëhen më të forta duke u ngjitur, jo duke qëndruar në vend.Atëherë e kuptova. Zoti nuk po i shpërfillte lutjet e mia. Ai po u përgjigje atyre ndryshe nga ç’prisja unë. Ai nuk po ma bënte jetën më të lehtë, po më bënte mua më të fortë.Nuk mora jetën që kërkoja. Mora jetën që më përgatiste për çfarë më priste. Sepse rehatia rrallë na ndryshon. Hekurin e kalit zjarri, sprovat kalisin besimin. Duroje zjarrin. Zoti vazhdon të të japë formë. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: kuvend 8 tetor 2026 reforma territoriale edi rama PS Erion Braçe vullnet sinaj elisa spiropali Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.8% Jo 32.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 2404 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?