Lajme Zone
Debate të forta për “Territorialen”, tensione mes Ramës dhe krybashkiakut të Poliçanit! Përfaqësuesit largohen nga takimi
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Debate të forta për “Territorialen”, tensione mes Ramës dhe krybashkiakut të Poliçanit! Përfaqësuesit largohen nga takimi

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat, ku po diskutohet Reforma Territoriale, është shoqëruar me debate dhe tensione mes kreut të qeverisë dhe një grupi qytetarësh nga Poliçani.

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat, ku po diskutohet Reforma Territoriale, është shoqëruar me debate dhe tensione mes kreut të qeverisë dhe një grupi qytetarësh nga Poliçani. Dëgjesa, e zhvilluar në ambientet e një hoteli në Berat, ka marrë një tjetër rrjedhë pas përplasjeve verbale gjatë diskutimit të shqetësimeve të banorëve. Në mesin e përfaqësuesve nga Poliçani ndodhej edhe aktorja Egla Ceno. Takimi ka nisur me prezantimin e Ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së tij, përfaqësuesit e Poliçanit kanë kërkuar të marrin fjalën për të paraqitur problematikat që lidhen me zonën e tyre. Gjatë diskutimit, situata është tensionuar pas një reagimi të Kryeministrit Rama ndaj pjesëmarrësve. Përplasja verbale është vijuar edhe me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, si dhe me aktoren Egla Ceno. Debati ka bërë që përfaqësia e ardhur nga Poliçani të largohet nga salla, duke ndërprerë pjesëmarrjen në dëgjesën për Reformën Territoriale në shenjë proteste ndaj zhvillimit të takimit.