Lajme Zone
PolitikëReport TV

Debate në komision për Asamblenë e PS, Zhupa: Reflektoni para se të përjashtoheni! Socialistet: Ju s’dini ku keni kryetarin, i keni lënë demokratët jetimë (VIDEO)


Në komisionin parlamentar të Kulturës, ku diskutohej buxheti për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, diskutimet u fokusuan te zhvillimet e fundit politike në vend. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se mbledhja e Asamblesë së PS-së të shtunën, ishte si pleniumet dikur. Ajo ftoi deputetët socialistë t’i bashkohen protestës, për t’i paraprirë përjashtimeve të mundshme nga p

Në komisionin parlamentar të Kulturës, ku diskutohej buxheti për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, diskutimet u fokusuan te zhvillimet e fundit politike në vend. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, tha se mbledhja e Asamblesë së PS-së të shtunën, ishte si pleniumet dikur. Ajo ftoi deputetët socialistë t’i bashkohen protestës, për t’i paraprirë përjashtimeve të mundshme nga partia. ““Shoh që paskeni ardhur pas vakisë së të shtunës. E pashë dhe kujtova nga arkivat Pleniumet e Partisë atë që kishte lënë mangut Partia e Paunës. Ky i binte Pleniumi i 18 ku udhëheqësi shpalli armiqtë e brendshëm. PS është kthyer në zgjatim personal të Ramës që merret vetëm me hallet e një grupi njerëzish që rrethojnë atë për të mbajtur karrigen. Ngado shkoni do të keni protestën që ju ndjek dhe protestë madhështore në 28 nëntor. Fundi do të jetë i shpejtë dhe i hidhur për këdo që i shërben në mënyrë të verbër atij që shkatërron të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Ju bëj thirrje të reflektoni që të mos jeni të radhës që përjashtoheni ose thjesht hiqeni nga listat e radhës, por reagoni në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve, tuajën dhe të mirës sa pa qenë radha juaj”, tha Zhupa. LEXO edhe...'Ju ftojmë të aplikoni tek 'Këshilltari që duam'”, Ramion Kurti ironizon Zhupën pas kritikave për Asamblenë e PS: Dorëzo mandatin se kot e ke Në përgjigje, deputetja e PS-së, Briseida Çakërri, tha: “Ju nuk mund të flisni për armiq të brendshëm se nuk dini ku keni drejtuesin, mos u merrni me thashetheme partish por diskutojmë rendin e ditës” “Ju shkon për shtat thënia e Ramës: hëngshit kokat e njëri- tjetrit”, vijoi më tej Zhupa. Deputetja e PS Evis Kushi, i sugjeroi të shohë situatën në PD. “Mirë bëni që studuoni e lexoni plenumet e partisë së punës, edhe statutin e PS, se përvojë është, por në vend të merreni me partinë tonë merruni me tuajën, me demokratët, se i keni lënë jetimë, i keni lënë në mes të rrugës”, tha Kushi. Ora 14:38 'Ju ftojmë të aplikoni tek 'Këshilltari që duam'”, Ramion Kurti ironizon Zhupën pas kritikave për Asamblenë e PS: Dorëzo mandatin se kot e ke Debati për Asamblenë e Partisë Socialiste vijoi në Komisionin e Kulturës, këtë herë mes deputetit socialist Ramion Kurtit dhe deputetes demokrate Ina Zhupa. Pas kritikave të kësaj të fundit, e cila e krahasoi mbledhjen e socialistëve me plenumet e Partisë së Punës, Kurti i është kundërpërgjigjur duke sjellë në vëmendje përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për selinë e PD-së. Kurti mbrojti mënyrën se si zhvillohen diskutimet brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se në forumet e saj trajtohen problematika të ndryshme.“Në forumet e PS-së diskutohet gjatë dhe gjerë për problematika të ndryshme. Lajm i mirë nga Asambleja e PS-së është platforma për ‘Këshilltarin që duam’. Ju ftojmë edhe të aplikoni. Dorëzo mandatin se kot e ke. Është një platformë që do ta afrojë më shumë këshilltarin dhe qytetarin”, tha Kurti.Ndërsa për kritikat ndaj zhvillimeve të brendshme në PS, ai solli si shembull konfliktin e dikurshëm mes Berishës dhe Bashës për kontrollin e selisë së Partisë Demokratike. Share U.D/A.E/ReportTv.al Ina Zhupa Komisioni i Kultures Briseida Çakerri Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 27.3% Nuk e di 10.1% Vota total: 3674 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?