Lajme Zone
Debat Rama-Tabaku në Kuvend, deputetja e PD: Dorëhiqu, zbato kërkesën e qytetarëve. Kryeministri: Opozita që përzihet nga protesta quhet ‘amanet mushkat, se kuajt ikën’
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Debat Rama-Tabaku në Kuvend, deputetja e PD: Dorëhiqu, zbato kërkesën e qytetarëve. Kryeministri: Opozita që përzihet nga protesta quhet ‘amanet mushkat, se kuajt ikën’

Një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në seancën që nisi në orën 10:00 të ditës së djeshme dhe vijoi për orë të tëra, duke u shtrirë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në seancën që nisi në orën 10:00 të ditës së djeshme dhe vijoi për orë të tëra, duke u shtrirë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në qendër të debatit ishte edhe protesta dhe qëndrimi i opozitës ndaj protestuesve, ndërsa Rama dhe Tabaku shkëmbyen akuza dhe replika nga foltorja e Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama iu referua më herët fjalës së Jorida Tabakut, e cila nuk ndodhej në sallë në atë moment, duke ironizuar qëndrimin e saj ndaj protestës.

“Do të doja që dikush t’ia përcillte fjalën time Tabakut, meqë nuk është, sepse foli me pasion për protestën, dhe t’i thotë që të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër teje quhet demokraci, kurse të jesh në opozitë dhe të të përzënë nga protesta quhet ‘amanet mushkat, se kuajt ikën”, tha Rama.

Pas rikthimit në Parlament, Jorida Tabaku iu përgjigj kryeministrit, duke e sfiduar të përballet me protestuesit dhe duke i kërkuar të dëgjojë kërkesat e tyre.

“Kur t’i kesh 110 ditë poshtë derës protestuesit e të thuash ‘na përzënë ne’… Provo njëherë, dil atje, se kanë provuar këta të tutë dhe i kanë tërhequr zvarrë. Së dyti, në vend që t’i dëgjosh e t’i marrësh si kambanë alarmi ato që kërkojnë njerëzit atje, sillesh përsëri me të njëjtën arrogancë që i ka sjellë ata njerëz të dalin atje në shesh. Sot ka një thirrje të qytetarëve dhe thirrja është: ‘Rama, jep dorëheqjen!’ Dëgjoje, meqenëse dëgjon turmën, edhe zbato kërkesat e tyre”, tha Tabaku.

Replika e Tabakut solli një tjetër përgjigje nga kryeministri Rama, i cili e vijoi debatin duke iu referuar protestave dhe qëndrimit të qytetarëve ndaj opozitës.

“Zonja Tabaku, ju nuk ishit kur unë bëra replikën për gjithë përsëritjet tuaja, me trupin që drithërohej, për ‘100 ditë protesta, 100 ditë protesta’, dhe dua t’jua përsëris edhe kështu në sy. Kur qytetarët protestojnë poshtë dritares së qeverisë, quhet demokraci dhe kur e bëjnë këtë pa u hyrë gjemb në këmbë, quhet krenari. Aq më tepër kur e bëjnë në po atë bulevard ku janë vrarë dhe janë plagosur. Por kur qytetarët që protestojnë i thonë opozitës dhe juve personalisht ‘largohu’, atëherë është një sëmundje ngjitëse që ajo protestë nuk e do. Dhe nuk kanë faj, sepse ju jeni një sëmundje ngjitëse e humbjes kronike. Kush ju afrohet, humb, humb, humb”, iu përgjigj Edi Rama. Top Channel