OpenAI thotë se ka gjetur një zgjidhje për një problem të avancuar matematikor, që daton prej dekadashduke përdorur një model të ri të inteligjencës artificiale. Kompania tha se duke përqendruar një grup prej rreth 10,000 agjentësh të IA që kryejnë detyra deri diku në mënyrë autonome, ajo zgjidhi në vetëm 88 orë një problem matematikor të njohur për vështirësinë e tij të jashtëzakonshme. LEXO edhe...Shërbimi digjital do bëhet nga shteti, Rama: Fund ‘gjuetisë’ nga privati të tenderave publikë! Program kombëtar për Inteligjencën Artificiale Problemi ishte pjesë e ekuacioneve Navier-Stokes, të cilat lidhen me mënyrën se si lëvizin lëngjet. Për 90 vjet, aspekte të rëndësishme të këtij problemi kanë mbetur pa një provë matematikore. OpenAI e quajti zgjidhjen që gjeti një “moment historik” dhe dëshmi se mjetet e inteligjencës artificiale po përmirësohen me shpejtësi. Zgjidhja e OpenAI ende nuk pranuar publikisht nga Instituti i Matematikës Clay, një organizatë matematikore me bazë në SHBA që administron çmimin Millennium Prize, i cili ofron një shumë të madhe parash për personin e parë që zgjidh disa probleme të caktuara matematikore. Megjithatë, pretendimi i kompanisë ka shkaktuar tashmë reagime të forta. Tristan Buckmaster, profesor i matematikës në Universitetin e Nju-Jorkut (NYU), tha të martën se ai dhe Levent Alpöge, një matematikan që punon për rivalin e OpenAI, Anthropic, kishin punuar gjithashtu për zgjidhjen e këtij problemi. Dyshja kishte përdorur mjetin e OpenAI, Codex, në punën e tyre. Por Buckmaster tha se më 3 shtator zbuloi se “informacioni rreth përparimit tonë i ishte përcjellë OpenAI-së”. Deklarata e Buckmaster u bë po atë ditë, por disa orë përpara se OpenAI të publikonte punën e saj mbi Navier–Stokes. Ai pretendoi se OpenAI nuk kishte filluar të punonte mbi ekuacionet Navier–Stokes deri “pasi informacioni rreth punës sonë kishte mbërritur te OpenAI”. Ai përfshiu pjesë nga emailet e shkëmbyera me OpenAI lidhur me këtë punë, si dhe pyetjet e tij rreth kohës dhe metodave të përdorura nga kompania. OpenAI përgëzoi “punën paralele” të Buckmaster dhe Alpöge, duke e cilësuar atë si “të jashtëzakonshme”. Kompania tha se nuk kishte parë “asnjë nga punët e tyre përmes asnjë mënyre deri sa ata e publikuan atë” dhe se asnjë e dhënë e përdoruesve nuk ishte aksesuar gjatë punës së saj mbi problemin Navier–Stokes. Shtatë “Problemat e Mijëvjeçarit” u përzgjodhën nga anëtarët e Institutit të Matematikës Clay si një përmbledhje e pyetjeve matematikore më të rëndësishme të mijëvjeçarit të ri. Në vitin 2000, u krijua programi i Problemeve të Çmimit të Mijëvjeçarit për të nxitur punën drejt zgjidhjes së këtyre problemeve komplekse, duke ofruar një çmim prej 1 milion dollarësh për zgjidhjen e parë të saktë të secilit problem. Deri më tani, vetëm një nga Problemet e Çmimit të Mijëvjeçarit është zgjidhur zyrtarisht: Hamendësimi i Poincaré-së, një teoremë mbi formën e hapësirave tredimensionale. Në njoftimin e së martës, OpenAI tha se kompania nuk synon të kërkojë Çmimin e Mijëvjeçarit. P.J/ReportTv.al matematika Open Ai inteligjenca artificiale Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 3169 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

