Si sot e një vit më parë, Lamallari u përtyp dhe për pak sa nuk iu zu fryma kur Rama e emëroi papritur në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Teksa sot pas një viti, siç duket, i ka ikur buzëqeshja reale, fytyra i është zbehur dhe nga halli pranon që beratasi Demo po ia merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Këto janë dy momente të hidhura për Lamallarin. Nga një njeri "profesionist, i mençur dhe i përkushtuar" për Ramën, sot Lamallari do të jetë thjesht një shtojcë e ekipit të kryeministrit.

