Lajme Zone
Data Center-i 100 mln € i Ramës/ A është “Sani” i JET Bank njeriu që qëndron pas projektit izraelit?
PolitikëPamfleti

Data Center-i 100 mln € i Ramës/ A është “Sani” i JET Bank njeriu që qëndron pas projektit izraelit?

Kompania izraelite ADC synon të ndërtojë në Tiranë një qendër të dhënash me vlerë të parashikuar 100 milionë euro. Projekti ka hyrë në skenën publike me mbështetjen e Edi Ramës, një marrëveshje të firmosur në Kryeministri dhe premtimin për ta kthyer Shqipërinë në qendër rajonale të teknologjisë. Përmasat financiare të investimit shoqërohen me një hollësi që prek drejtpërdrejt shtetin: mes klientëve të tij raportohet një institucion qeveritar shqiptar, identiteti i të cilit mbetet konfidencial, por me shumë gjasë do të jetë AKSHI dhe ADS.

Foto ilustruese/ 100 milionë euro, tokë shtetërore, energji nga KESH dhe një klient qeveritar që mbahet sekret. Pas Data Center-it që Rama solli nga Izraeli ngrihet hija e “Sanit” të JET Bank, ndërsa Ahmetaj hedh në tavolinë dyshimet për Durana-n, kriptot dhe paratë që përfjnë te banka digjitale... Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të historisë së saj të errët me kapitalin e huaj. Ajo që filloi si call-center-a dhe mashtrime financiare kundër pensionistëve europianë, sot ka kaluar në një nivel krejt tjetër: armë, banka, qendra të dhënash dhe kontrata strategjike. Në mes të kësaj loje qëndron Edi Rama, i cili marrëdhënien me Izraelin e ka kthyer në kapital politik personal, ndërsa njerëz me interesa të errëta po afrohen gjithnjë e më shumë me shtetin shqiptar. Dosjet europiane e kanë dokumentuar prej vitesh Shqipërinë si bazë të rrjeteve mafioze që lidhin Izraelin me Ukrainën.

Kompania izraelite ADC synon të ndërtojë në Tiranë një qendër të dhënash me vlerë të parashikuar 100 milionë euro. Projekti ka hyrë në skenën publike me mbështetjen e Edi Ramës, një marrëveshje të firmosur në Kryeministri dhe premtimin për ta kthyer Shqipërinë në qendër rajonale të teknologjisë. Përmasat financiare të investimit shoqërohen me një hollësi që prek drejtpërdrejt shtetin: mes klientëve të tij raportohet një institucion qeveritar shqiptar, identiteti i të cilit mbetet konfidencial, por me shumë gjasë do të jetë AKSHI dhe ADS.

Sipas raportimit të “Globes”, 80 për qind e ADC-së zotërohet nga Happy Technologies, kompani pas së cilës renditen Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior. Pjesën tjetër prej 20 për qind e zotëron DIT, kompani konsulence për qendrat e të dhënave, e drejtuar nga Zvika Friedman, Nir Poltorak dhe Dan Carmi.

Itai Melchior, një nga pronarët e Happy Technologies, ka punuar në zyrën e kryeministrit izraelit dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe paraqitet si drejtues për rajonin EMEA në Gold n' Links, me projekte në inteligjencë artificiale, siguri kibernetike dhe qendra të dhënash.

Investimi raportohet rreth 100 milionë euro, kapaciteti 32 MW me mundësi zgjerimi në 100 MW, toka rreth 1.82 hektarë shtetërorë me mundësi për 1.32 hektarë shtesë, leja e dhënë brenda 60 ditëve, infrastruktura me komunikim, energji dhe nënstacion të dedikuar, furnizimi nga burime hidroenergjetike, financimi me linjë kredie që i atribuohet BERZH-it për 75 për qind të kostos.

Më 28 shkurt të vitit që lamë pas, Kryeministria njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes mes TEDA Tiranë, Bashkisë së Tiranës dhe H.A.P.I. Advanced Technologies LTD për një qendër të dhënash në zonën e Kasharit. Vetë Edi Rama tregoi se kontakti me kompaninë kishte nisur gjatë një vizite në Izrael. Në ceremoni u fol për inteligjencën artificiale, zhvillimin ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë. Njoftimi publik nuk shoqërohej me tekstin e marrëveshjes. Kushtet mbi tokën, financimin dhe detyrimet e palëve mbeteshin jashtë materialit që iu paraqit qytetarëve. Pas projektit të data center-it në Shqipëri ka dyshime të forta se qëndron Sani Sanilevich, i njohur ndryshe si Sani i Jet Bank, një emër që lidhet me JetBank, bankën e parë virtuale në vend, me JetTech në Durana TechPark dhe me plane për ta shtrirë biznesin në ndërtimin e një mega data center-i, pa lënë mënjanë synimin për të hyrë fuqishëm në biznesin spitalor e farmaceutik në ortakëri me biznesmenen izraelite Yardena Ovadia, pronare e IMS Ovadia Group.

Sani Sanilevich është shtetas shqiptar dhe ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Roli i tij në këtë histori ka dyshime të forta se është ai i sponsorit politik dhe i ndërmjetësuesit, për shkak të raportit të tij të afërt me Edi Ramëm, ndërsa struktura teknike e financiare e projektit mbahet nga Happy Technologies dhe DIT. H.A.P.I. Advanced Technologies ka selinë në Hadera Izrael, dhe po në atë qytet familja Sanilevich zotëron një pronë prej rreth 19 hektarë, aty ku parashikohet zhvillim rezidencial, energjetikdhe data center. Ahmetaj, në intervistën e tij në Syri TV, ka hedhur një akuzë të rëndë edhe për atë që ndodh në Durana. Sipas tij, paratë e buxhetit të shtetit janë devijuar përmes heqjes së taksave të paligjshme, dhe Sani i Jet Bank shkon atje për të prodhuar data center-in. Ai ka pohuar se kjo qendër mund të gëlltisë 3.2 megavat në orë, një konsum që sipas Ahmetajt lë shumë hapësirë që ajo të prodhojë edhe kripto.

Nga atje, vazhdon Ahmetaj, fondet kanalizohen lart drejt Jet Bank dhe pastaj atashohen biznesmenë vendas, të cilëve u jepet çmimi i cash-it. Këto janë fjalët e tij, të thëna hapur në televizion, dhe kush i lexon i peshon vetë.

A është Sani i Jet Bank thjesht sponsor politik dhe ndërmjetës, apo është pronari i vërtetë që qëndron pas Happy Technologies dhe DIT? Pse një qendër të dhënash që furnizohet nga KESH dhe që ka si klient shtetin shqiptar mbahet me kaq sekret? © Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. screenshot 2026 09 13 192236 640 0 1780651894xsanua 6 356 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Miku i Ramës në syrin e ciklonit, hapet “Kutia e Pandorës” për ‘jeniçerin’ e 4iG! 12 Shtator 2026, 21:3021:30Dosja e zezë Shqipëria, bazë e rrjeteve mafioze Izrael-Ukrainë: çmimi i karriges së Ramës në tavolinën globale 12 Shtator 2026, 12:3512:35Dosja e zezë Nga Abu Dhabi te njerëzit e Pacollit, skema 142 milionë dollarë e “Smart City” 12 Shtator 2026, 12:0512:05Dosja e zezë Propaganda e shifrave dhe algoritmi i Edi Ramës për nxitjen e urrejtjes 11 Shtator 2026, 11:4611:46Dosja e zezë Gjesti politik i “pasuesit” të Janullatusit në Korçë 11 Shtator 2026, 11:2411:24Dosja e zezë Kryeministër, vendose Besën përballë Pasqyrës dhe jep llogari për Yeffet & Co 10 Shtator 2026, 19:4619:46Dosja e zezë