Dashi Hëna ju fton të bëni kujdes me xhelozinë dhe impulset e momentit. Në vendin e punës po vijnë zgjidhje përfundimtare për çështje të vjetra pronësie apo kontratash. Dashuria kërkon pak më shumë durim.
Demi
Pas disa trazirave të fundit, yjet po ju ndihmojnë të gjeni stabilitetin e shumëkërkuar. Mos mbani mëri për gjëra që kanë kaluar. Në aspektin financiar, është koha të tregoni maturi me shpenzimet e tepërta.
Binjakët
Me Venusin dhe Mërkurin në anën tuaj, lajmet e mira nuk do të vonojnë. Kjo periudhë favorizon bisedat e rëndësishme në dashuri, qofshin këto lidhje të reja apo të konsoliduara. Sharmi juaj natyral do ju hapë dörë të reja.
Gaforrja
Njiheni si një shenjë emocionale dhe ndonjëherë e paqëndrueshme. Nëse ditët e fundit jeni ndier të acaruar, fundjava do ju sjellë qetësinë e nevojshme. Introspeksioni do ju ndihmojë të kuptoni çfarë doni vërtet.
Luani
Karizma juaj po shkëlqen si gjithmonë, por yjet ju këshillojnë të mos jeni shumë kërkues ndaj të tjerëve. Profesionalisht jeni të besueshëm dhe gati për sfida të mëdha. Një surprizë e bukur ju pret në aspektin sentimental.
Virgjëresha
Praktikë dhe diplomatikë, po arrini të menaxhoni situata komplekse në punë. Edhe pse në pamje të parë mund të dukeni të ftohtë apo të rezervuar, dikush po vlerëson besnikërinë tuaj maksimale.
Peshorja
Si ndërmjetës të lindur, po shmangni me sukses çdo lloj tensioni në ambientin rrethues. Arti dhe bukuria ju rrethojnë këtë muaj. Në dashuri, është momenti të merrni vendime pa u lënë hapësirë dyshimeve apo kotësisë.
Akrepi
Jeni intensivë dhe enigmatikë, gjë që i tërheq njerëzit drejt jush. Yjet italianë ju sugjerojnë të ulni pak xhelozinë dhe të shfaqni atë anën tuaj të ëmbël që rrallëherë e tregoni. Lajme të mira për karrierën.
Shigjetari
Optimizmi juaj i thjeshtë është ngjitës për të tjerët. Shpirti juaj i lirë po kërkon aventura apo udhëtime të reja. Mos e lini pas dore shëndetin dhe gjumin e rregullt gjatë kësaj periudhe dinamike.
Bricjapi
Gjakftohtë, të disiplinuar dhe pragmatikë. Edhe pse ndonjëherë preferoni vetminë, sot do t’ju duhet të bashkëpunoni ngushtë me të tjerët për të finalizuar një projekt me rëndësi ekonomike.
Ujori
Kreativiteti dhe dëshira juaj për risi po funksionojnë shkëlqyeshëm. Megjithatë, përpiquni të mos jeni të paparashikueshëm me personin e zemrës. Qëndroni me këmbë në tokë kur vjen puna te menaxhimi i parave.
Peshqit
Si ëndërrimtarë të mëdhenj dhe romantikë, yjet ju ftojnë të shfrytëzoni intuitën tuaj të hollë. Përshtatshmëria juaj do ju ndihmojë të kaloni një pengesë të vogël në ambientin e punës. Një takim i papritur mund t’ju ndryshojë humorin për mirë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: dashuria karriera njihuni me horoskopin për ditën e sotme 10 Tetor 2026 parate

