Ata janë tre personazhe: Burri, Gruaja dhe Dashnori. Përmes situatave absurde, batutave dhe ngjarjeve të papritura, ndërtojnë një histori ku dashuria, paqja dhe paraja krijojnë një trekëndësh të ndërlikuar, duke e kthyer atë në një komedi plot humor. “Dashuri, Paqe, Para” është shfaqje me regji të Edison Lleshit, e shfaqur premierë në Lezhë, e që do të vijojë të shfaqet edhe sot. LEXO edhe...Zjarri shkrumbon magazinën e bimëve medicinale në Mamurras, shtëllungat e tymit ‘pushtojnë’ zonën (VIDEO) “Ka qenë një punë me shumë mund edhe me shumë dashuri. Çfarë përcollëm? Emocion, të qeshura, dashuri dhe pse jo edhe një lloj shprese që të rinjtë e duan teatrin, kanë talent dhe dëshirë për të qenë pjesë e tij. Shpresojmë të vijnë sa më shumë ta shikojnë këtë shfaqje.”, tha aktorja Zhoana Karaj. “Mendoj se është përcjellë një mesazh i rëndësishëm për një faktor që ndikon shumë në shoqërinë tonë, përplasjen mes materializmit dhe dashurisë. Publiku na priti shumë mirë, energjia ishte fantastike dhe ne e shijuam gjithçka në maksimum.”, tha aktori Anxhelo Hysenaj. Regjisori Edison Lleshi vlerëson se premiera ishte rezultat i një pune intensive për rreth një muaj e gjysmë. “Jemi shumë të lumtur, sepse kemi marrë një reagim shumë të mirë nga publiku. Mesazhi i kësaj vepre është se dashuria, paqja dhe paraja nuk mund të bëhen kurrë bashkë. Në momentin që këto të tria bashkohen, ndodh diçka, si në rastin e hajdutit, i cili vjen dhe prish këtë trekëndësh.”, tha regjisori Edison Lleshi. Regjisori bën me dije se komedia do të vijojë të prezantohet edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Tiranën. B.G/A.E/ReportTv.al Edison Lleshi Lezhe Shfaqje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.7% Veliajn 19.5% Asnjërin 30.9% Vota total: 1345 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
