Lajme Zone
Dashnori i Ramës: Edi është i tmerrshëm, më nxori gjumin në orën 05:30
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dashnori i Ramës: Edi është i tmerrshëm, më nxori gjumin në orën 05:30

Kryeinspektori Dashnor Sula ka rrëfyer përvojën e tij të punës me kryeministrin Edi Rama, duke e përshkruar ritmin e këtij të fundit si të jashtëzakonshëm. Gjatë një interviste televizive, Sula tha se të ndjekësh Ramën kërkon gatishmëri në çdo orë të ditës, pasi ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve nuk presin as sa të përfundojë gjumi i mëngjesit.

Kryeinspektori Dashnor Sula ka rrëfyer përvojën e tij të punës me kryeministrin Edi Rama, duke e përshkruar ritmin e këtij të fundit si të jashtëzakonshëm. Gjatë një interviste televizive, Sula tha se të ndjekësh Ramën kërkon gatishmëri në çdo orë të ditës, pasi ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve nuk presin as sa të përfjë gjumi i mëngjesit.

Për ta ilustruar këtë ritëm, ai tregoi se sot, në orën 05:30, kur ishte ende në gjumë, Rama i kishte përcjellë shqetësimin e një qytetari nga Vlora. “Rama është i tmerrshëm për të ndjekur ritmin e tij. Duhet të jesh i gatshëm për përcjelljen e ankesave dhe shqetësimeve”, u shpreh Sula, duke zbuluar se përkushtimi ndaj problematikave të qytetarëve mund të nisë që pa zbardhur dita.

Për ish-demokratin Sula, që sot shfaqet si socialist i thekur, ka treguar copëza marrëdhënie mes tij dhe Ramës në orët e para të mëngjesit.