Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“DASH të shpallë Ballën dhe gjithë politikanët non grata familjarisht”/ Protestuesi: Lanë tokat djerrë dhe tani shet Vuçiç grurë në Myzeqe


Një nga protestuesit i bëri thirrje DASH të shpallë non grata kreun e Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe të gjithë politikanët.

Një nga protestuesit i bëri thirrje DASH të shpallë non grata kreun e Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe të gjithë politikanët. “Rama ka shkelur gjakun e dëshmorëve bashkë me Taulant Ballën.

I bëj thirrje Edi Ramës se Vuçiç po helmon Shqipërinë.

Qindra mijëra hektarë tokë i ka lënë djerrë dhe shet Vuçiç grurë dhe miell në Myzeqe. Kjo është skandaloze.

Nuk duhet të qëndrojnë asnjë sekondë në qeveri sepse shkretuan këtë vend dhe e shitën.

Ambasadori amerikan dhe DASH të bëjë politikanët non gata pa afat derisa t’ju merret çdo qindarkë. Taulant Ballës dhe familjes t’i bëhet non grata”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb