Departamenti i Shtetit thekson se kredia do të përdoret për blerjen e pajisjeve ushtarake me origjinë amerikane, duke kontribuar në modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe në forcimin e aftësisë së Evropës për të marrë një rol më të madh në mbrojtjen e saj. Departamenti Amerikan i Shtetit Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara mirëpresin ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.
Sipas deklaratës zyrtare të DASH, financimi do ta ndihmojë Shqipërinë të avancojë drejt përmbushjes së angazhimit të miratuar në Samitin e NATO-s në Hagë, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.
Departamenti i Shtetit thekson se kredia do të përdoret për blerjen e pajisjeve ushtarake me origjinë amerikane, duke kontribuar në modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe në forcimin e aftësisë së Evropës për të marrë një rol më të madh në mbrojtjen e saj.
Në reagim, DASH vlerëson gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë mes Tiranës dhe Uashingtonit në çështjet kryesore të politikës së jashtme, duke theksuar se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka qenë një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe si një nga anëtarët themelues të Bordit të Paqes, nismë e presidentit amerikan Donald Trump.
sipas DASH, huaja “do të forcojë aftësinë e Europës për të udhëhequr vetë në fushën e mbrojtjes.”
“Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së angazhimit të Mbrojtjes të Hagës, që parashikon shpenzimin e 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035.
Huaja FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë amerikane dhe do të forcojë aftësinë e Evropës për të udhëhequr vetë në fushën e mbrojtjes.
Si aleat i NATO-s, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, thotë njoftimi.
Parlamenti i Shqipërisë miratoi të hënën e 27 Korrikut me 74 vota pro, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e pajisjeve ushtarake. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim. Ajo deklaroi para nisjes së seancës se nuk do të merrte pjesë në këtë votim, pasi sipas saj ai ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.
Kërkesa për huanë 302 milionë dollarë nga qeveria Rama erdhi pasi Shqipëria është nën presion për të rritur shpenzimet ushtarake në 2 % të PBB-së së kërkuar nga SHBA, ndërsa janë ngritur pikëpyetje brenda Aleancës për nivelin e ulët të financimit të mbrojtjes dhe për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.
Për shkak se financimi merret në formën e huasë, kostoja përfundimtare do të rëndojë mbi borxhin publik dhe buxhetet e ardhshme të shtetit. shba miraton kredinë ushtarake 302 milionë dollarë për shqipërinë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Eurodeputetja franceze: Revolta popullore, hapi logjik kur qeveria u shtron tapetin e kuq oligarkëve 3 Gusht 2026, 14:1814:18Politike Gara për kryeprokuror, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrave, PS ka prishur çdo bashkëpunim 3 Gusht 2026, 11:3011:30Politike Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Berisha: SPAK të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 3 Gusht 2026, 10:3510:35Politike "Po ndërtohet mini-maternitet", Berisha ironizon nga SPAK: Përdorin mëmësinë për t'iu shmangur drejtësisë 3 Gusht 2026, 10:2210:22Politike Deputetja e PD-së humb bashkëshortin 3 Gusht 2026, 07:2307:23Politike PD kundër Reformës Territoriale, Boçi kundërshton Ramën: Shko në referendum! 3 Gusht 2026, 07:0807:08Politike

