Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi zyrtarisht ratifikimin e marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë ndaj Shqipërisë për investimet në mbrojtje. Në njoftim, thuhet se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035. LEXO edhe...Kredia 302 mln dollarëshe nga SHBA-të, Ambasada amerikane në Tiranë: Do të mbështesë modernizimin e mbrojtjes shqiptare DASH e konsideron këtë hua si një mundësi që “do të forcojë aftësinë e Europës për të udhëhequr vetë në fushën e mbrojtjes.” “Si aleat i NATO-s, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, thuhet në njoftim. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, thotë se marrëveshja është votë besimi strategjike e SHBA ndaj Shqipërisë dhe hap historik në modernizimin e mbrojtjes. Sipas tij, mbështetja do të forcojë kontributin e Shqipërisë. Në parlamentin shqiptar kjo marrëveshje u miratua me 74 votat e mazhroancës ndërsa opozita e cila e bojkotoi procesin, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e saj me argumentin se janë shkelur procedurat parlamentare, ndonëse në parim u shprehën pro marrëveshjes. Bisedimet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e kredisë kishin nisur që në vitin 2024. E gjithë vlera e kredisë, do të përdoret për blerjen e prodhimeve amerikane pasi Shqipëria synon të marrë pajisje dhe sisteme luftarake, madje disa prej tyre edhe ofensive. Sipas marrëveshjes, dy vitet e para lihen si një dritare kohore për të negociuar llojet e pajisjeve dhe sasinë që synohet të blihet, pavarësisht se ky moment konsiderohet thuajse i ezauruar që gjatë bisedimeve paraprake. Kredia do të lëvrohet pjesë-pjesë, sipas kontratave të blerjeve, të cilat do të duhet të përmbyllen brenda 4 vitesh. Vetë kredia ka një kohëzgjatje prej 12 vitesh me një interes që luhatet mes 4 dhe 5 përqind. Por nga ana tjetër ajo parashikon që të mund të shlyhet edhe përpara kohe, pa penalitete. Ora 13:36 Kredia 302 mln dollarëshe nga SHBA-të, Ambasada amerikane në Tiranë: Do të mbështesë modernizimin e mbrojtjes shqiptare Për Ambasadën e SHBA në Tiranë, kredia prej 302 milionë dollarësh e miratuar në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF) për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare është një mbështetje për Shqipërinë në përmbushjen e angazhimit për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.Përmes një postimi në rrjetet sociale, selia diplomatike bëri të ditur ratifikimin e marrwveshjes dhe theksoi se ajo synon të mbështesë përparimin e vendit drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen."Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.Marrëveshja për kredinë prej 302 milionë dollarësh u miratua javën e shkuar nga Kuvendi i Shqipërisë me 74 votat e mazhorancës, pasi u fut në rendin e ditës me procedurë të përshpejtuar. Partia Demokratike bojkotoi seancën, e cilësoi procedurën antikushtetuese dhe e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.Sipas autoriteteve amerikane, kredia do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë përmes blerjes së kapaciteteve me origjinë amerikane, në funksion të përmbushjes së angazhimeve të vendit si aleat i NATO-s. Share P.J/ReportTv.al Ermal Nufi ministria e mbrojtjes dash marreveshja me SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.9% Vota total: 5262 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

