Lajme Zone
Dalin pamjet nga operacioni i SPAK në Shkodër, momenti i arrestimit të 50-vjeçarit  me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Dalin pamjet nga operacioni i SPAK në Shkodër, momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga operacioni i SPAK i zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës. Në pamje, duket momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Bledar Cafi.

Janë publikuar pamjet nga operacioni i SPAK i zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Shkodrës. Në pamje, duket momenti i arrestimit të 50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Bledar Cafi. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Shkodër. Siç shihet edhe nga pamjet, forca të shumta policie kanë marrë pjesë në operacion. Cafi akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjithashtu lidhur me këtë operacion është shpallur në kërkim Endrit alias Indrit Dokle. Policia po vijon punën për kapjen e tij pasi ai nuk u gjet në banesë gjatë operacionit. Operacion blic i SPAK, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë! Shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)