Lajme Zone
“Daja i Zegjinesë më rrëmbeu dhe përdhunoi”, reagon deputetja socialiste: Organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Daja i Zegjinesë më rrëmbeu dhe përdhunoi”, reagon deputetja socialiste: Organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre

Deputetja e PS Zegjine Caushi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e bërë publike, ku një 34-vjeçare denoncoi për dhunë ndaj saj dhe përdhunim duke akuzuar se ishte kryer nga daja i deputetes socialiste.

Deputetja e PS Zegjine Caushi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e bërë publike, ku një 34-vjeçare denoncoi për dhunë ndaj saj dhe përdhunim duke akuzuar se ishte kryer nga daja i deputetes socialiste. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Caushi ka sqaruar marrëdhënien e saj me dajën, Bledar Bakaj, dhe bashkëjetuesen e tij, Merita Gremaj, duke theksuar se për ngjarjen është informuar përmes mediave, njësoj si pjesa tjetër e opinionit publik. Caushi shpjegon se familja e nënës së saj përbëhet nga 11 fëmijë dhe se, për shkak se secili prej tyre ka familjen dhe jetën e vet, kontaktet mes tyre nuk janë të vazhdueshme. Deputetja tregon se në fillim të muajit qershor kishte kaluar rastësisht pranë banesës së dajës së saj, ku kishte parë disa të afërm dhe fqinjë të mbledhur në oborr. Aty, sipas saj, ishte edhe Merita Gremaj, e cila i ishte prezantuar si bashkëjetuesja e Bledar Bakajt. Reagimi i plotë: Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur në fshatin Suk 2 dhe të publikuar nga mediat më 14.09.2026 dhe 15.09.2026, dëshiroj të sqaroj opinionin publik lidhur me informacionet e dhëna deri tani.

Familja e nënës sime përbëhet nga 11 fëmijë: 9 motra dhe 2 vëllezër. Të gjithë kanë familjet, punët dhe jetët e tyre, ndaj natyrshëm nuk kemi kontakte të vazhdueshme dhe të pandërprera me njëri-tjetrin.

Vëllain e nënës, Bledar Bakaj, së bashku me znj. Merita Gremaj, e kam takuar rastësisht pas një takimi që kisha në atë zonë, në fillim të muajit qershor. Kam kaluar pranë banesës dhe kam parë të afërm dhe fqinjë, rreth 10-15 veta, në oborrin e banesës. Madje, aty kam takuar edhe një kushëri, të cili Merita Gremaj e kishte njeriun e afërt nga fisi i të atit.

Sapo kam hyrë në oborr kam parë Meritën, e cila m’u prezantua si bashkëjetuesja e Bledarit. I urova padyshim për lidhjen e tyre, pasi atë gjë po bënin edhe fqinjët që ishin prezent dhe më pas, si unë, edhe kushëriri im iu drejtuam: “E keni ndarë mendjen? Do martoheni?”

Merita Gremaj tha : “Po po, i kam marrë parasysh kushtet në të cilat Bledari jeton, edhe pse babai s’e ka me qejf…”

“Se mos na hapni probleme”, iu drejtova pas fjalëve të saj, referuar pëlqimit te babait. Gjëja kaloi me të qeshura dhe urime nga njerëzit e pranishëm.

Kam ndenjur rreth 10 minuta dhe kam levizur për angazhimet e mia, të tjerët kanë vazhduar të qëndronin.

Pas disa ditësh, pashë edhe në rrjetet sociale, fotografi të tyre së bashku, të qeshur dhe me lule në duar.

Ky është i gjithë informacioni që kam pasur dhe kam në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Për këtë ngjarje jam informuar përmes mediave, njësoj si opinioni publik.

Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar.

Në të njëjtën kohë, mendoj se ky është një rast që duhet të trajtohet me seriozitet e kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së duhur dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.

Për pjesën tjetër, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb