Lajme Zone
Daja i deputetes së PS e rrahu dhe i plagosi me drapër të atin, 34-vjeçarja sqaron foton e publikuar nga Zegjine Çaushit: Ja si qëndron e vërteta
PolitikëTop Channel

Daja i deputetes së PS e rrahu dhe i plagosi me drapër të atin, 34-vjeçarja sqaron foton e publikuar nga Zegjine Çaushit: Ja si qëndron e vërteta

Sot u mbajt seanca për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS-së, Zegjine Çaushit, ku u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Sot u mbajt seanca për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS-së, Zegjine Çaushit, ku u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”. Kujtojmë se 52-vjeçari theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e Merita Grëmajt, ku plagosi me drapër babain e saj.

Merita Gremaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëreia Live”, sqaroi të vereten e fotos së postuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ku kjo e fundit ka deklaruar se daja i saj do të martohej me 34-vjeçaren.

Gremaj ka hedhur poshtë deklaratëne deputetes duke thënë se nuk do të martohej kuurë me Bledar Bakajn. Pjesë nga intervista:

Sidorela Gjoni: A do të martoheshit, cila është e vërteta?

Merita Gremaj: Unë me atë, kurrën e kurrës

Sidorela Gjoni: Kur është bërë foto?

Merita Gremaj: Kur kemi ikur në Fier me ble rroba. Si mund të merrem me një njeri që më dhunon, kërcënon, më keqtrajton

Sidorela Gjoni: Kush t’i ka dhuruar?

Merita Gremaj: Mi ka dhënë vajza e Nazmies. Foto është bërë se më kërcënonte

Sidorela Gjoni: I ke thënë deputetes se do martohesh?

Merita Gremaj: Jo, unë e kam nxjerrë jashtë. Donte Bledari të më fuste në punë dhe ajo thoshte në Roskovec.

Nexhi Beqiraj: Pse nuk e keni denoncuar, të kërcënonte dhe nuk e ke denoncuar?

Merita Gremaj: Se thoshte ti po tregove do të të heq një këmbë dhe krah, do të bëj të vuash, e ka thënë edhe në komisariat.

Sidorela Gjoni: Kur është bërë fotografia?

Merita Gremaj: Në muajin qershor

Sidorela Gjoni: Të këtij viti?

Merita Gremaj: Po

Eris Dhamo: Kur ka nisur dhuna për herë të parë?

Merita Gremaj: Ka qenë e vazhdueshme

Sidorela Gjoni: Edhe në qershor?

Merita Gremaj: Vetëm dy ditët e fundit e ndali dhunën se erdha në shtëpi për të kërkuar ndihmë, te familja ime

Sidorela Gjoni:Si reaguan institucionet kur bëre denoncimin?

Merita Gremaj: Më thanë ‘pse nuk erdhe më para?’. Po nuk kisha shanse

Sidorela Gjoni: Cilat janë provat që ke?

Merita Gremaj: Kam një telefon tjetër dhe ky akoma vazhdon me kërcënime edhe në shtëpinë time. Atje nuk kam mundur t’a regjistroj se nuk kisha telefon.

Sidorela Gjoni:Në polici ça provash ke dhënë?

Merita Gremaj: Kam dhënë prova. Unë faktikisht si person nuk doja kontradikta, se gjerat më shumë agravoheshin

Sidorela Gjoni:A të ka marrë deputetja në telefon?

Merita Gremaj: Erdhi bashkë me babain e saj dhe solli vetëm rroba

Sidorela Gjoni: Pas denoncimit?

Merita Gremaj: Jo. S’kam kontakte, s’më ka marrë, asnjë takim

Sidorela Gjoni: Po të afërmit e Bledarit?

Merita Gremaj: Më kanë thënë të heq denoncimin se ka fëmijë, nuk mundem se jam e kërcënuar dhe e dhunuar. Po tani që babai im ndodhet në shtrat ca të bëj. Unë dhe nëna jemi si mos më keq. Top Channel