Lajme Zone
“Cunami nga qielli”, si ndodhi katastrofa në Nepal? Vala arriti 200 metra lartësi
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Cunami nga qielli”, si ndodhi katastrofa në Nepal? Vala arriti 200 metra lartësi

Cunami nga qielli e kanë pagëzuar tragjedinë që kushtoi qindra jetë njerëzish në rajonin e Himalajeve në Nepal dhe Kinë, teksa bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet.

Cunami nga qielli e kanë pagëzuar tragjedinë që kushtoi qindra jetë njerëzish në rajonin e Himalajeve në Nepal dhe Kinë, teksa bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet. Ekspertët po përpiqen të rindërtojnë me përpikmëri dinamikën e ngjarjes së rëndë që nisi me shkëputjen e një pjesë gjigande nga një akullnajë në anën veriore të malit Tsangbu Ri. Blloku i akullt, që besohet të ketë pasur një gjerësi prej rreth 600 metrash, ra nga gati 5,200 metra lartësi mbi nivelin e detit, duke gllabëruar çdo gjë në rrugën e tij drejt luginës poshtë. Teksa u përplas me shtratin e luginës, shpjegon Daily Mail, muri i ngrirë u shndërrua në një masë uji të akullt, që rridhte me shpejtësi të frikshme. Kjo masë mori me vete mbeturina dhe gurë nga shpatet e malit dhe i përplasi ato në lumin Lende Khola.

Pamjet tmerruese sesi masa gjigande e ujit të përzjerë me baltë përplasje mbi pikën kufitare në Rasuëagadhi, kanë bërë xhiron e botës. Pak para se të ndodhte katastrofa, kamerat e sigurisë filmuan dhjetëra njerëz që tentuan të iknin me vrap për të shpëtuar jetën. Vetëm pak sekonda më vonë megjithatë, gjithçka është zhdukur. Gjeologu Bishal Nath Upreti, pretendoi se vala arriti deri në 200 metra lartësi dhe “i fshiu plotësisht” disa komunitete. Vëllimi i ujit, thekson ai, ka qenë i pabesueshëm.

Eksperti Daniel Shugar, nga Universiteti i Calgary-t në Kanada, i tha revistës Neë Scientist se dyshonte që shkrirja e borës dhe akullit “injektoi një sasi të madhe uji të lëngshëm në akullnajë, i cili depërtoi deri në shtratin e saj. “Kaq mjaftoi që një pjesë e saj të shembej,” shpjegon ai. Top Channel