“Serbestiyet” i kushton një vështrim ironik zhvillimeve të javës në rajon, duke veçuar ndryshimet në majat e pushtetit në Prishtinë, Beograd e Sarajevë, ndërsa për Shqipërinë e cilëson si një nga lajmet më të pazakonta përdorimin e një avatari të krijuar me inteligjencë artificiale nga Erion Veliaj gjatë kohës që ndodhet në paraburgim. Altin Kurti dhe Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës Zhvillimet politike në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Shqipëri janë bërë pjesë e një panorame të veçantë të publikuar nga portali turk “Serbestiyet”, i cili ka përmbledhur disa prej ngjarjeve më të komentueshme të javës në rajon. Në qendër të vëmendjes janë vendosur ndryshimet në nivelet më të larta të institucioneve në Kosovë e Serbi, përbërja e re e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa për Shqipërinë është veçuar një zhvillim që portali e konsideron ndër më të pazakontët, përdorimi i një avatari të krijuar me inteligjencë artificiale nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Serbestiyet”, me qendër në Stamboll, e ka trajtuar me tone ironike panoramën politike të Ballkanit, duke vënë në dukje edhe karakteristikat personale dhe politike të drejtuesve të rinj të institucioneve në rajon.
Në Kosovë, portali ndalet te zgjedhja e Justina Shiroka Pulës në postin e Presidentes së Republikës. Ajo u zgjodh nga Kuvendi në një votim të zhvilluar pak minuta para mesnatës, duke marrë 81 vota në një parlament me 120 deputetë, një votë më shumë se minimumi prej 80 votash që kërkohej.
Zgjedhja e saj shmangu mundësinë e një tjetër procesi zgjedhor të parakohshëm dhe i dha fund një periudhe pasigurie institucionale.
Shiroka Pula, e lindur në vitin 1953, është ekonomiste dhe profesore e ekonomisë. Ajo ka drejtuar më parë Ministrinë e Ekonomisë dhe është bërë gruaja e parë që ka mbajtur postin e presidentes së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. “Serbestiyet” i kushton vëmendje edhe faktit se presidentja e re i përket komunitetit katolik shqiptar të Kosovës, duke e vendosur këtë element në kontekstin e përbërjes kryesisht myslimane të popullsisë së vendit.
Në Serbi, fokusi i portalit turk është zhvendosur te Ana Brnabiç, e cila ka marrë përkohësisht funksionet e Presidentes pas largimit të Aleksandar Vuçiç nga posti.
Brnabiç, në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Serbisë dhe ish-kryeministres, mori detyrën presidenciale përkohësisht pas dorëheqjes së Vuçiçit, i cili, sipas shkrimit, synon të rikthehet në garën politike përmes zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit.
Portali e veçon Brnabiç edhe për faktin se ajo ka deklaruar publikisht orientimin e saj seksual, duke e cilësuar si një figurë të pazakontë në historinë politike të Serbisë dhe rajonit. Brnabiç drejtoi qeverinë serbe nga viti 2017 deri në vitin 2024.
Sipas Kushtetutës së Serbisë, në rastin kur posti i Presidentit mbetet vakant, detyrën e kreut të shtetit e ushtron përkohësisht kryetari i Kuvendit.
Një tjetër zhvillim i veçantë është evidentuar në Bosnjë-Hercegovinë, ku sistemi politik i krijuar pas Marrëveshjes së Dejtonit vazhdon të prodhojë një strukturë të pazakontë institucionale. Vendi nuk ka një president të vetëm, por drejtohet nga një Presidencë treanëtarëshe, me përfaqësues të komuniteteve boshnjake, serbe dhe kroate.
Sipas përmbledhjes së “Serbestiyet”, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 4 tetorit, socialdemokrati Denis Bećirović u shfaq si përfaqësuesi kryesor për postin boshnjak, ndërsa Željka Cvijanović e SNSD-së përfaqëson krahun serb dhe Darijana Filipović e HDZ-së atë kroat.
Në këtë konfigurim, dy prej tre vendeve në Presidencë u zunë nga gra, Cvijanović dhe Filipović. Kjo e fundit shënoi gjithashtu një moment të veçantë pasi u bë gruaja e parë e zgjedhur në postin që përfaqëson komunitetin kroat në Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës.
Por pjesa që portali turk e veçon si më të pazakontën lidhet me Shqipërinë dhe kryeqytetin.
“Serbestiyet” i kushton vëmendje mënyrës së komunikimit publik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim dhe vazhdon të mbajë postin e kryetarit të bashkisë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Veliaj shfaqet përmes një imazhi dhe zëri të gjeneruar në mënyrë dixhitale me inteligjencë artificiale.
Në videon e publikuar në emër të tij, avatari dixhital përcjell mesazhe për investimet në shkolla, kopshte dhe çerdhe në Tiranë, si dhe rikthen në vëmendje premtimin për ofrimin e ushqimit falas për nxënësit e kryeqytetit.
Sipas portalit turk, mesazhi i videos është se aktiviteti i kryebashkiakut do të vazhdojë edhe gjatë kohës që ai ndodhet në paraburgim.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025 dhe përballet me akuza për korrupsion dhe vepra të lidhura me financimin, akuza që ai i ka mohuar. Ndërkohë, disa prej kompetencave të tij janë deleguar te nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, ndërsa ai vazhdon të mbajë zyrtarisht postin e kryetarit.
“Serbestiyet” e vendos këtë episod në një kontekst më të gjerë të zhvillimeve politike të javës në Ballkan, duke e paraqitur rajonin si një hapësirë ku ndryshimet institucionale, konfigurimet e reja politike dhe mënyrat e pazakonta të komunikimit publik po prodhojnë vazhdimisht histori që tërheqin vëmendjen përtej kufijve të vendeve përkatëse.mediat turke ironizon prishtinën Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Tri gra në krye të Kosovës/ Nga Jahjaga te Osmani e Shiroka-Pula, historitë e ndryshme që i çuan në Presidencë 7 Tetor 2026, 10:4210:42Kosova Çfarë përmban ndryshimi në ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë? 7 Tetor 2026, 08:0508:05Kosova Kriza politike në Kosovë merr fund pas 2 vitesh, reagon Kurti: Do punojmë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së 7 Tetor 2026, 07:3207:32Kosova Mesazhi i parë si Presidente, reagon Justina Shiroka Pula: Ky mandat u përket qytetarëve 7 Tetor 2026, 07:2407:24Kosova Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja me një karrierë të gjatë në shkencë dhe politikë 7 Tetor 2026, 00:1700:17Kosova Merr fund kriza, Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës! 7 Tetor 2026, 00:1200:12Kosova

